AJO ISHTE NJE FLUTUR…

Furtune apokaliptike flutures i afrohej,
E ndjente tek shihte rete qiellit.
Dy ngjyrash ate cast kaltersia zoterohej,
E bardha ,dhe e zeza qe i orvatej diellit.
Rete ,hapesiren mbuluan tej e mbane,
Varur ,sa dukej i gremiseshin tokes,
Bubullimat cmendur ,zhurmonin dynjane ,
Vetetimat flakeronin qiejve te botes…
Gri..Gri dhe zymte dhe pse ish vere,
Bresher sa nje lajthi trokiste neper hastra,
As cadra me bozhur s’beri pune kete here,
Diku krisi xhama. Theu te mbjella ne ngastra …
Bubullima s’ndalte ,ndillte furtune,
Lumenjte u fryne , nga shtrati dolen.
Bagetia blegerinin, bujku pa pune,
Pa pjekur mire drithin ate vit mblodhen.
Do mbahet ment furtune e atij viti,
Pas saj ,si me dore , zjarre rane ne pyll.
Trupit ,rreshira e pishave u ngjiti ,
Kerkonin mes zjarrit neteve ndonje yll..
Freskoi vjeshta . U ul sipari i skenes .
Aktore dhe joaktore vertet luajten bukur.
Mbaroi aty gjithcka per hir te se vertetes,
Shiu e zjarri s’e munden. Ajo ishte nje flutur …
Anila Kodra Kotroci
Ancora io 25/08/2020
Dashuria gjithmone mbetet arome e kendeshme qe se mund dot asnje arome e keqe ,sado e rend qe te jete!