13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Anila Kodra Kotroci

Sepse ATDHEU eshte I shtrenjte per kedo…

Sepse pa ATE je vetem nje askush,

Sepse ATY edhe eshtrat duam t’na pushojne

Sepse per ATDHEUN te gjithe behen nje grusht

NESE DY PLUMBA I KAM ….

Nese dy plumba
Do i kem ne pistolet,
Me njerin prej tyre
Ty te vras vertet.
Se gjumin e nates
Ti ma ke prish ,
Endrrat nje nga nje
Cdo nate mi ke grish .
Ditet mi vrave
Pa ajer mi le ,
Oksigjen s’po ka
Sikur jam mbi re .
As mbremjeve Hena
Nuk duket askund,
Malli per ty
Me tret e me mund.
Nese ne duar
Dy plumba I kam ,
Te vras ty dhe veten
Gjithmone te jemi prane .
Se ne kete bote
Kurre s’u bashkuam
Pak ti dhe une
Beme sikur jetuam.
Te dy thame te dua
Dhe u deshem vertet,
Por shume e pa drejte
Ishte kjo jete.
Joo ste vras dot me plumb
Por me dashuri,
Se buzeqeshja jote
Per mua eshte lumturi.
Me plumba shpirti
Ty te godas
Eshte arma ime
Prane me te pas.
Mbremjeve me Hene
Diteve me Diell,
Je zjarri qe flaket
I con deri ne qiell.
Akuj te jene ditet
Njesoj si aisberg,
Ti je vullkani
Brenda tyre vertet.
Tufan sikur te kete
Por dhe suferine ,
Ti je fllad i lehte
Ne shpirtin tim .
Zhegut te Diellit
Te nxehtit te Saharas,
Je mirazh freskie
Me kthen ne vite pas.
PRANDAJ ..
Dy plumba ti kem
Me nje te vras ty ,
Me tjetrin vras veten
Te jemi prap te dy …

Anila Kodra Kotroci

Ancora io 27/02/2022

“””””””””””””””””””””””””

JANE CA E CA …
Rrahin gjoksin thone pa shikoni
Une, jam i zoti si lala Gjoni .
Une bej kete , bej dhe ate,
Mbi veten time asgje nuk ve .
E mblidhen bashke grupe formojne,
Teza e mendime tok i bashkojne .
Nje grup ketu, nje grup atje ,
Nje tjeter neser do e formojne mbi re .
Pa na i vene nje emer fisnik
Te gjithe te njohur ,por jo ne politike .
Ti veme nje emer me nje ze thane ,
Grupi “TE PA AFTET “te njihet ane e mbane .
Pa na u ngrit nje KOMISION ,
Qe gjithe te pa aftet i vlereson .
Njeri “cale -cale shkrimin” e kishte
Shkruaj thoshte per natyren, parqe e lulishte.
Nje tjeter qe “mire nuk degjonte” ,
Bertiste.Ti bente reklame vetes kerkonte .
Pa ish dhe nje qe “s’shihte mire” ,
Mire a keq,te shkruaj thosh kam deshire .
Keshtu cdo dite konkurenca rritej,
Dhe “CMIMI I MADH”cdo dite pritej .
Paria e grupit nje dite nga ditet
U mblodh qe te vendoste piket .
Ne tryeze i vuri te gjitha shkrimet
Ti sitë’te ne nje site te imet .
Tund e shkund siten e holle
Shume pak rane poshte per t’u tehollur.
Mbeten mbi site me shume krunde,
Ju dilte shpirti t’i zije per hunde.
Dhe e vendosen nje shoshe te marrin ,
Ti shoshitin,te gjejne te aftin,ta vene te parin .
Moren rrugen drejt lumit Lane ,
Ku thurin shporta, e shosha Romet babaxhan.
Blene nje shoshe te madhe, te re ,
Qe t’i shoshitnin te gjithe me nge .
Nje plake e vjeter kur i degjoi ,
Dua dhe une tha, te konkuroj .
Jo vetem shoshen por dhe mua
Me merrni atje per te garuar .
Hajde dhe ti i thane ne shoshe
Edhe pse je pak e shendoshe .
E tunden shkunden shoshen e shkrete ,
Por pak rane poshte ,prap me siklet .
Nuk doli miell nen shoshe e site
Per byrek e bakllava ate dite .
Jane ca e ca qe ta dini mire ,
Te duken mbi shoke kane deshire .
Dalin si Shila qe rri mbi uje ,
Rrahin gjoksin e duan te bejne buje .
ME THONI..
A do kete nje dite kur vleresimet ,
Te behen nga njerez qe njohin parimet ?
Nga ata qe letersine mire e njohin ,
Dhe kurre si biznes nuk e shohin ?
Dhe sita e shosha me e lehte te jete ,
Kur poezia te marre vleren e vet ?
Do kete nje dite kur fb virani ,
Te ndaje engjellin nga shejtani ?
Te mos jete keshtu si sot ,
Te mburren njerzit kot me kot ?
Ti thone vetes jam e c’nuk jam ,
Vlere me shume se te gjithe kam ?
Ti leme pra ata qe me shume dine ,
Te vleresojne punen dhe njerine .
Dhe ca me teper dhe poezine …

Anila Kodra Kotroci

Ancora io 24/02/2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.