Është për të ardhur keq të dëgjosh këngët që po bën ky brez dhe më e keqja që i ndjek dhe i këndon brezi më i ri, fare i vogël ! Nuk e di, kaq të errët e shohin botën, këta që u bën të gjithë këngëtarë e poetë, njëkohësisht.
Kënga e parë “ Je si kokaina “, e dyta je si droga e si hashashi… a thua sikur jetoni në Kolumbi !!
Po pse ore ju Hip-Hopsat, pse nuk mblidheni gjithë bashk, të bëni një këngë për këtë vend… një këngë që të rrënqethi mishin e gjithëkujt, ashtu sikur këngët e Vaçe Zelës e të shumë këngëtarëve të tjerë, që do mbesin të pa vdekshëm.
Ju bëni tekste ku shani njëri tjetrin me libër shpie, pa fije turpi e kësaj i thoni muzikë ju e ne u quajmë vipa !! Dilni e tundni e shkundëni, gjysmë lakuriq e kësaj i thoni muzikë ?!
Dilni këndoni live, po shumica stonon komplet e gjysma me zë të cjerrē , si të maces. Fajin nuk e keni ju, por media që promovon këngët tuaja e ju thërret nëpër emisione t’iu bëjë të famshëmTë famshëm për çfarë ?!
Që ziheni e rriheni me njëri- tjetrin, për klikime…që po bëni një muzikë, e cila është më shumë një tallava turke, në versionin e saj më të keq !
Mblidhuni e bëni një këngë për këtë vend e promovojeni në të gjithë botën. Tregojuni të gjithëve se, shqiptari pengohet në rrugën e tij por, nuk rrëzohet kurrë !
Bëni një këngë me bukuritë që ka ky vend, si bjeshkët tona e detin tonë… kjo eshtë muzika që duhet të bëni, e t’iu bashkoi të gjithëve bashk, jo ti thurni himn drogës e kokainës, duke ditur fare mirë që, gjithë të zezat rinisë tonë i erdhen, që kur nisën t’i kultivojnë këto helme, të cilat po shkatërrojnë breza të tërë…!!
Këndojini këtij vendi se sot ka nevojë, duke u ndodhur në ditët e tij më të vështira, në përballje me këtë pandemi të mallkuar, që po “pretë si me shpatë” jetë njerëzish, gjithandej !
Dhe se pikërisht sot kanë nevojë për kurajo, këta njerëz, nesër do jetë vonë…ky vend s’do ketë më veshë të dëgjoj muzikën tuaj !