4 Mars 1997 – 4 Mars 2019
Kane kaluar 22 vjet e akoma ka ngelur “enigme”, edhe perse jane bere analiza si ajo e Kolonel Astrit Jaupi Komandant i Aviacionit Ushtarak Shqiptar ku ne artikujt e Gazetes Tema eshte diskutuar mbi ngjarjet e precedent te marsit 97 , ku flitet per nje “Tragjedi te njohur dhe te pandeshkuar”, “Berisha , Zhulali e Gazidede autore te shkaterrimit te Aviacionit”

Por edhe si atehere edhe sot e kesaj dite ka ngelur akoma “enigme” e eshte fshehur e nuk eshte diskutuar asnjehere fluturimi im i dt.3 mars 97 me Mig-19 e urdheri qe mu dha ne fluturim per te qelluar mbi Vlore , Fier e Tepelene e me pas fluturimi i dt 4 Mars 97 se bashku me kolegun tim A.Dajci e urdheri qe na u dha ne fluturim per te qelluar mbi nje autokollone me mjete civile nga Saranda e Delvina .
Edhe sot e kesaj dite ka ngelur akoma nje “dileme”, nje ekuacion i pazgjidhur !!!!
Ngjarjet jane analizuar , por pa marre parasysh fluturimet e dt 3 e 4 mars 97 , e pa u marre parasysh keto fluturime , cdo analize sado e detajuar qe te jete ka gabimet e boshlleqet e veta.
Nuk me kane pelqyer mburrjet as mua e as shokut tim , por ishim pikerisht ne , dy ushtarake te rinj karriere e me aspak eksperience per te perballuar nje situate te tille qe ne shume pak kohe ne dispozicion prej 4-5 sekondash ti jepnim kthesen , ndryshimin , shembullin se si duhet te vepronin te gjithe ushtarakeve shqiptare qe jane betuar perpara Atdheut Flamurit e Popullit qe te mos zbatonin urdherat ne kundershtim me betimin Ushtarak.

U bene 22 vjet qe nuk kam dyshuar as edhe nje here te vetme per urdherat qe na jane dhene ne fluturim e jo ne toke , e qe keto urdhera kane ekzistuar dhe ekzistojne edhe sot e kesaj dite , kur ATA qe i kane mohuar keto urdhera , sot jane duke bere “heronjte” e 97 e se si i kane rezistuar ketyre urdherave , e une u rikujtoj ketyre zoterinjeve “heronj” se si na lane te vetem ne fluturim per te marre nje vendim qe ishte ai me i miri qe mund te ekzistoje duke patur parasysh edhe eksperiencen e kohen prej disa sekondash ne dispozicion , e urdhera te tille Jane dhene e sot e kesaj dite po dalin ne drite ; nuk kam dyshuar as edhe nje here te vetme qe vendimi qe morem , per te mos zbatuar urdherin , mund te quhet “dezertim” e “tradheti” , por qe deri me sot la ngelur akoma si i tille !!!!!!
Edhe sot pas 22 vjetesh nuk do ta nderroja asnjehere e me asnje gje tjeter ate vendim qe mora , edhe sot e kesaj dite ne te njejten situate do te veproja njelloj si ne 97 , sepse vendimi i marre ka te beje me Atdheun, Flamurin Popullin e me nderin tim si ushtarak qe une i sherbeva dhe i sherbej Shqiperise .