8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Ardita Lajçi-Gjocaj

Veli i kraharorit fushë ceremoniale
Paradë ndjenjash
N’tepihun e kuq t’kapilarëve t’mi.

Tingujt e zemrës
shndërrohen në melodi himni
solemnisht hapet manifestimi i dashurisë

Ngritët flamuri i paqes
përkulem para madhështisë sate
prijës i ëndrrave të mia.

Ardita L-Gj. ✍️
Brügg Ch.Fotografia e Ardita Lajçi-Gjocaj

Një erë e fortë mbi rërë,
shlyente gjurmët e mia.

Bota shihte me sytë e dhimbjes,
përballjen time më dallgët e jetës.

Mendimet fluturonin
si korbat e zi në dritaren e qiellit.

Shpirti përmbytej në detin e lotëve
Kam frikë të fundosem; thoja më vete!

Sakaq
një varkë shpëtimi ngarkuar me shpresa
Zbarkoi në portin e kraharorit tim.

Erdhe ti,
Shkëlqeve si një xixëllonjë
në erresiren e horizontit.
Për sa kohë që dielli nuk erdhi
e qielli nuk ndezi asnjë yll.

A.L-Gj. ✍️
Brügg Ch.

Sa e amël m’vjen dashnia,
Edhe pse shpesh frymën ma nal.

M’thuj, pash nji Zot
A s’je tu e ni zemrën
Qysh asht tuj rreh kanshëm për ty.

A je tu’i pa,
Qe edhe muza jem ndrrue ka
Krejt rrmujen qi kam mrena po e difton.

Shpesh po du me dal prej veti
Veç më t’dasht
ashtu qysh di me t’dasht.

A.L-Gj.
06.06.2020 Biel Ch.Fotografia e Ardita Lajçi-Gjocaj

Piktura nga Petrit Sadikaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.