“””””””””””””
Leshi!
(skicë humoristike)
Një ” Ranxher Rover” u çfaq në fshatin,
që ish përmbytur, e gjë s’kish mbetur.
Deputetit te zonës i prishi rehatin,
që sekretarin shoqërues kish gjetur!
Pas prezantimeve, vërshuan ankesat,
që lumë lumëzuan atë ditë.
Bashke me to shpërthyen dhe kërkesat,
nga impjantet elektrike tek orenditë!
— Të isha mbytur, e mos flisja k’të ditë ,
Flet çobani,– i mjeri unë i mjeri…!
Lumi mi mori e mbyti bagëtitë
Asgjë s’më ka mbetur, më theri!
–Sapo pata qethur edhe dhentë.
E më iku me lumin dhe leshi.
Më shpëtuan nga mbytja dy qentë
Të gjitha mi rrëmbeu rrebeshi!
–Shëno -foli i ardhuri me pompozitet
Delet , e mbi të gjitha leshi.!
–Ju falenderoj zoti deputet..!
U hodh bariu me flokë si preshi!
Ndërkohë sekretari i pëshpërit në vesh:-
–Pusho more trulesh e tru tharë
S’e kupton që të gjithë këtu lesh,
kanë marrë e kanë për për të marrë!
Arif Rama.
12/12/2022.
“”””””””””””””””””
Ku je?
(lirike)
Ike pa zhurmë, më s’u pe?
Si hene pa gjurmë, fshehur në re.
Ike e beftë, një fjalë se the!
Se kam të lehtë, më thuaj ku je?!
Mëndja hesht, shpirti do të flasë.
Zemra s’rresht, me tënden të trokasë.
Dhëmbja lëndon, të harrojë ska gjasë.
Asgjë si ndryshon, kujtimet parajsë!
Di të të dua, ndaj jam i lumtur.
Nuk ke ç’më thua, e bukur flutur.
Pres të kthehesh, qetë e pa ngutur.
Të dehem, të dehesh, luaneshë e zbutur!
Arif Rama
5/12/2022