8.5 C
Tiranë
E premte, 8 Nëntor 2024

Arjana Fetahu Gaba

 

Une e ti,vere e vjeter!

Hajde moj ti e uruar,
Dashuria qe kam qare,
Pije te bekuaren vere,
Te na beje mendjen te marre.

Vere e kuqe ne buzen tende,
Si trendafili ne te gdhire,
Moj aroma qe me çmende,
Shpirti tim ti me deshire.

Pije te kujtojme nje hop,
Çastet mbushur plot magji,
Qe me zune e s’me leshuan,
As atehere e as tani.

Ta pime per shendetin tone
Lere naten qe te bjere,
Me shtrengo mos shko gjekundi,
Te mbarojne shishen me vere.

Kujtome njehere ate nate,
Kur me the e jotja jam,
Nema puthjen ashtu te njejte,
Ndiz nje zjarre se malle e kam.

Une e ti vere e vjeter,
Sikur vjen nga lashtesia,
Une shijoj puthjet e tua,
Ndersa ti puthjet e mia.

Arjana Fetahu Gaba,
April 25, 2019

FJALA GRUA..L'immagine può contenere: 1 persona

Sa netë të gjata pa gjumë,
Sa ankthe,
Dashuri sa shumë,
Diku e ke shkelur gabuar,
Pastaj,
Fjala me fal..
Ajo,
Të ka falur pa fjalë.
Shpesh,
Ka folur në heshtje,
Vetëm duke të parë,
Shumë herë ta ka fshehur ,
Fytyrën e qarë.
Kujtohu,
Kur ti,
S’ke mundur dot,
Të çmuar t’a ka dhënë mendimin,
Sa herë ke dashur të kthehesh mbrapsht,
T’ka kujtuar besimin.
Ajo është ideale,
Ajo është e vërtetë,
Ajo është që solli,
Fëmijën tënd në jetë.
E brishtë,
Po aq dhe e fort,
Eshtë nënë, shoqe, e dashur,
Bota që krijuat bashkë,
E bukur,
E pasur.

Arjana Fetahu,
New Jersey
Shkurt, 2001

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.