3.5 C
Tiranë
E hënë, 10 Shkurt 2025

Arjana Fetahu Gaba,

KU I KAM MIQTË?

Ku i kam miqtë sot në këtë ditë vere?,
Lajmëroi zogu, erdh pranvera e parë,
Dhe sythat çelen lutet plot ngjyra,
Po asnjë buzëqeshje s’ka në trotuar.

Asnjë zë fëmije s’ma ngrohu shpirtin,
Asgjë festive, asnjë banderolë,
As balonat s’u ngritën drejt qiellit,
Nëse jam në ëndërr, të lutem zgjomë.

Sikur shtetrrethim, dëgjuar e kisha,
Por tani e kam pranë syve të mi,
Mungon tungjatjeta dhe një përqafim,
Virusi buzëqeshjet ka lënë në shtëpi.

Unë mezi kisha pritur të vinte behari,
Udhëtimet mbetën vetëm bileta bosh,
Tani nëpër lajme na tretet veç zemra,
Tmerr virusi që s’do ti dëgjosh.

Zemra të dhemb dhe pse jashtë ka diell,
Dhe pse natyra duket, o Zot një magji,
Unë jam pa fuqi por duhet të ruhem,
Të mbetem e gjallë për miqtë e mi.

Më ndjeni, nuk jam pesimiste,
Por dua rrugët plot këngë e jehonë,
Dua ti shoh të lumtur të dashurit e mi,
Se kjo është e bukura e jetes tonë.

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, March 2020

KETË DITË TË VERËS.L'immagine può contenere: albero e spazio all'aperto

Bredha jeshil, pemë të lulzuara plotë,
Kjo natyrë e shkëlqyer me lule Rozë..
Me një pallto të vërtetë mbresëlënëse
Mos na ndrysho aromën e kësaj jete !

Jemi të strehuar tani në mbrendi,
Qe po kalojm nëper keto vështërsi
Vërtet per të treguar një syqelsi…
Per ta kaluar se bashku më mirësi!

Faleminderit për këtë çati që na mbron
Nga ftohja e madhe që na sjelli kjo kohë
Për ti mbijetuar çdo ri,edhe ai nē moshë,
Të gjithë në mbrendi që të qëndrojmë.

Shëndeti mendor shumë i mirë vlerësohet
Në këtë hapësirë ​​të madhe të përshtatshme. Kështu që vendet të jenë në zbraztira ….
Që ditët e ardhëshme të janë më t’mira!

Ky univers i madh që na rrethon,
Me kafshët e zogjët që kemi përreth…
Një ngadhënjim të japim vetë-vetës,
Per diellin qe do shijojm në ditën e verës.

Gani Orana-HD-Germany.14/Mars/2020/

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.