16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Arjana Fetahu Gaba,

PERSE

Çudi, unë dhe ti si ishim?!
Dy Muskëtjerët e shpirtrave tanë,
Ata që luftonim dhe zemrën kishim,
Të pavdekshmin ideal.
Në cilën fragment të luftës u ndale,
Çfarë ndodhi me ty, luftëtari im?
Gjithë dashuria që na jepte forcë,
S’ish gjë tjetër, veç një zhgënjim?!
Ne, shumë ëndrra kishim ndërtuar,
Në këtë botë, të rrallë shënjtor,
Më të bukurën kishim krijuar,
Shpirtin tonë kaq hyjnor.
Tani që luftës i erdhi fundi,
Përse pikërisht ike tani?!
Brenda qiellit të shpirtit tim,
Shpërthyen me mijra stuhi.
Më thuaj në mundesh, kush ta ndali,
Atë frymë që të sillte tek unë?!,
Pema jonë e dashurisë, mjerisht,
Dhe gjethen e fundit po shkund.
Lutem për paqe me veten time,
Ndryshe, lëndina e lotëve me pret,
Nëse kështu dëshiroje,
Atëherë, kështu le të jetë!!!!

Arjana Fetahu Gaba,Imazhi mund të përmbajë: 1 person, tekst

“””””””””””””””””””””

DASHURIA ISH VRARE NGA DY ATENTATOR…
Asgjë nuk ndodhi rastësisht, natën me hënë të turbullt,
Kish kohë që gjërat kishin ndryshuar, jo për mirë,
Kafshoja fjalët që dilnin pa kuptim të gjysmuara,
Dhe me zë të mekur, i thashë, lamtumirë.
Nuk di, ajo natë si vampir ma çau gjoksin,
Më hodhi në humnerë pa shprese e mbeta pa frymë,
Lotët me dilnin nga sytë dhe unë përpiqesha,
Të shquaja zjarrin e zemrës, që nxihej në tym.
As unë as ti s’ishim fajtorë, vetëm gabuam,
Ç’do prekje e ngrohtë në lëkurat tona,
tashmë gërvishte,
Në agoni të nderë, ishin zemrat tona vrarë,
Në dy trupat tanë, vetëm shpirtëra nuk kishte.
Hapat tona, u shuan në udhëkryqe me natën,
Ishte një dramë, ku ne luanim dhe ishim spektatorë,
Vetëm se, kishte dy të vrarë përfundimisht,
Dashuria ish vrarë, nga dy atentarorë.

Arjana Fetahu Gaba

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.