KOSOVËS:
Kosove…
…E bukura e baces cike
Pranvere me lule shume
Se fundi, halleve u vune pike
Vershon para si lum
Gjate te kafshuan, pa meshire
Me dhembe te medhenj, gjakatare
Nga nofullate ia shkule pa ia mpire
S’dallove as te fundit as te pare
Baca, me trimate e cikate u betuan
Per te mbrojtur forte ate vend
Krah per krah si luan luftuan
S’durojm sundim nga tjeter kend
Lufta e eger derdhi shume gjak
Per Atedheun e shtrenjt ata rane
Se e madhja Liri kushton jo pak
Hakun trimat pa marre se lane
Pabesisht, i rane, eger i prene
Varre masive mbollen kudo
Trimerija s’u tut, po i bene bene
Dhe ata kufoma lane ngado
Moj Kosove, nuse kreshnike e bukur
Pranvera te veshi me vello te bardhe
Bota te sheh si brishta flutur
Lumturija dhe gezimet jane t’u ardhe
Per ty ra bace Adem Jashari
Te tjere e te tjere me radhe
Per ty ka folur Ibrahim dijetari
Qe cdo shqiptare i kujton me malle.
Per ty mendoji gjithe Amerika
Presidenti Klinton me bujari ndihmoi
Pushtuesi u shkaterrua, iku nga frika
I turperuar u largua me gisht ne goje
Mikpritja e vllaut nuk te mungoi
Te hapi dyert, cdo ndertese e shtepi
Cdo vella e moter, mire te pushoi
Te largoi heqjen e tmerret e tij
Se jemi vellezer te ngushte te nje gjaku
Nga te dy anet fisnikeria ska munguar
Jemi te nje vendi dhe te nje bajraku
Jemi bashkekombas te lidhur te betuar
Doren ta jep, kurdo vllau i mire
Ne cdo fatkeqesi dhe ne rrezik t’a jep si vlla e jo per meshire
Se jemi te nje gjaku e te ka mik
Vllau i vllaut si lyp kurre meshire
Se duhet te jetojne te bashkuar
Sebashku, ne te keqe e te mire
Te jene fort lidhur, te shtrenguar
Ne cdo fatkeqesi, ndodhi e nevoje
Nje te behen e te jene prane
Njeri-tjetrin t’a ndihmojne
Te nderojne veten dhe vatane
Kjo eshte tradita e cdo shqiptari
Kudo ndodhet punon e jeton
Kete ruan i vogli dhe i madhi
Dhe asnje shqiptar kete s’e harron.