7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Asllan Miftari

BOTA PASKA DHE TË TILLË

Mirmëngjes më tha një mik
I moçëm mik…! – I babait ishte ky
E njihja pak nga vitet që kishin kaluar
Asokohe në moshë isha fare i ri !
Mirmëngjes i them unë, zotëri !
Jam mik i vjetër i shtëpisë suaj ! – Nuk jam zotëri !
E di, i thashë i ndrojtur ! – Të njoh, e di..!
Thënë më kishin, se ai punonte diku në një ministri !
Jam mik i vjetër i shtëpisë suaj, përsëri më tha !
E di i thashë duke thyer gishtat..! – Të njoh zotëri !
Duke menduar me vete…! -Ç’ më zuri…!
Ç’ qenka ky…! – I çuditshëm njeri..!
Njerëzit kanë ndryshuar, mendova në çast
Ata që ngrihen lart në postera, tjetërsohen
Largohen, ikin…,ndryshojnë aty për aty..
Dhe syrin kanë të shigjetuar në pasuri…!
Siç duket kuptoj shpejt brengën time…
Sikur të ishte në mbrendësi të shpirtit tim
Kohërat për njerëzit të njëjta janë..
Dhe në majë po të ngjitem ! -Unë jam po ai miku im !
I shokuar mbeta pasi u ndamë
Nuk e prisja të tillë takim, me kaq çiltërsi
Ecja rrugës, dhe i flisja vetvetes ! – Sa bukur !
Në botë, paska akoma NJERËZI..!

Copyright@Asllan Miftari

Tirana – Albania

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.