TROKITJE NË PORTËN TIME
Vitet trokasin portën, e ikin pa lënë gjurmë
Pa u ndjerë ikin…, si ujë në poshtë urë
Syri gjurmon vitet e ikura, e fotot varur mbi mur
Të ikni ju vite…? – Jo…! – Shpirti thotë, jo kurrë !
Shpirti të zhgënjen me flokun gri, e rrudhat në ballë
I ri don të mbetet, si në moshë të njëzetë
Zemra të tradhëton, e udhëton përkrah me vitet
Herë ecën ngadalë, herë ritmon në të shpejtë..!
Vitet ikin…, si lumi me vërshim
Ikin e lënë shije, me dhe pa lezet
Në hodhe hapin e dytë, në derë prite të tretë !
E tillë është ndërtuar, kjo tinëzare jetë !
.
Copyright@Asllan Miftari
Kukës më 31 Korrik
“”””””””””””””””””””””””””””
TË FALENDEROJ I MADHI ZOT !
Sot ndjehem, më i lumturi në këtë botë
Një engjëll të vogël, më dhuroj i madhi Zot !
Të falenderoj për dhuratën, e madhja Perendi !
Mureve të shtëpisë, u lëshove një mrekulli !
Zoti të dhëntë.., jetë, shëndet e lumturi
Mbesë GLORYA, që të pritëm me dashuri
Dashuri, fat, e lumturi paç përherë
U ritësh e lulëzofsh, si lulja në pranverë !
Sot na gëzove, jo vetëm ne si shtëpi
U gëzuan të afërm, të njohur e miqësi
Mbesa im e vogël, paç këmbën e mbarë
U rritësh me prindër, si lulja në behar !
Sot ti, dhe emrin me ndërrove
Një hap e shkallë, më tej më lartësove
Emrin gjysh, më vure për herë të parë
Më bëre të ndjehem, më i lumtur e krenar !
I madhi Zot të falenderoj me mijëra herë
Për këtë mrekulli që lëshove në tonën derë
Na bëre nga gëzimi të shpërthejmë në lot
Sa mrekulli ke bërë, në këtë të bekuar Tokë !
Jetë të gjatë e plot shëndet mbesa ime !
Copyright@Asllan Miftari
Kukës më
28 Korrik 2022