8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

ASNJË NDRYSHIM NUK U BË DHE NUK DO TË BËHET PO MOS TË KISHTE KRISUR PUSHKA

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

ASNJË NDRYSHIM NUK U BË DHE NUK DO TË BËHET PO MOS TË KISHTE KRISUR PUSHKA

Flitet e përflitet gjithëçka nga gjithkushi e nga askushi. Që nga fillimi i pluralizmit e deri më sot u krokoris dhe po krokoriset se të gjitha ndryshimet që ndodhën dhe çfarë do të ndodhin në Maqedoninë Veriore edhe në të ardhmën janë merita të kësaj partie politike apo të liderit të saj. Një gjë e tillë nuk pinë ujë aspak, sepse nuk ka të bëjë aspak me realitetin. Ndryshimet që ndodhën dhe do të ndodhin për shqiptarët dhe që duhet të ndodhin edhe në të ardhmën askund nuk do të shkruhen në histori se ndodhën me kontributin e këtij subjekti politik apo të ndojnërit nga “ heronjtë” e ndonjërit nga liderët e subjekteve politike. Askujt nuk mun të i mbyllet goja se çfarë flet, sepse është e drejta e çdokujt të flas edhe në rrugë edhe në kafeane edhe… Po mund edhe të rrahësh gjoksa sa të duhesh , gjithçka është e kotë, sepse ndryshimet që u bënë brenda këtij shteti dhe tani që po arrihet edhe në inkuadrimin në NATO dhe në një të ardhme në BE janë merita të tjetërkujt e aspak të këtyre që krokorisin ose do të krokorisin si gjeli në maje të plehut, sepse çdo gjë ka adresën e vet që dëshmon për arritje dhe ndryshme qofshin individuale apo kolektive. Sot askush nuk e ka ndërmend të ua mbyllë gojën telallave të ndryshëm, sepse nuk ka nevojë të merret askush me ca maskarenj, horra, hajna, dilingji, kastraveca e mistreca, sepse e gjithë kjo do të ishte humbje kohe, por një gjë duhet të ua themi të gjithve që të heshtin dhe mos të krokorisin dhe rrahin gjoks se ne bërëm këtë apo këtë. Ju lidera dhe ca zagarë liderash mund të lëvdroheni me veprat tuaja, por nuk keni bë asgjë dhe nuk keni çfarë të thuani. Edhe pse nuk iu ndal askush gjithëçka të thuani, por të gjithë janë të kota, sepse i bart era. Të gjitha këto vepra dhe ndryshime shkojnë në adresë të atyre që u radhitën në radhët e UÇK-së në vitin 2001 dhe që shumë prej tyre derdhën gjakun dhe flijuan jetën për këto ndryshime që atë ditë kur krisi pushka e parë. Pra, asnjë ndryshim nuk u bë dhe nuk do të bëhet po mos të kishte krisur pushka.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.