14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Astrit Balliu

Do të flasin … le të flasin …
Punë kërkojnë dhe këta të mjerë !
Për jetën e tyre boshe , plasin …
Mirë që merren me të tjerë … !

-Astrit Balliu-

NJERËZ KOT SA QUHEN !

Kur kupton që të përflasin
Sapo kurrizin ke kthyer
Dhe të “mbajnë” dhe të godasin
S’ka përse ndihesh i fyer .

Fytyrë prej njeriu kanë
Veçse njerëz kot sa quhen
Në mungesë veç nuk të vranë
Por në sy kur i sheh druhen !

Janë këta njerëz , mos qofshin !
T’vrasin natën , ditën t’qajnë
Njerëz , që në djall pra shkofshin
Diellin dhe hënën shajnë !!!

-Astrit Balliu-

Në mos ardhtë babagjyshi
Nuk është se s’ju prish gjiza.
Janë kohë të vështira
Dhe atë e ka kapur kriza.

Nuk është politikan
Të mbushë thesin me fjalë.
Ie që i është shpuar thesi ,
Por s’ka as drerë, as kalë
-Astrit Balliu-

SI NËNË
SI MOTËR
SI GJYSHE
SI BIJË
SI PUNËTORE
SI SHTËPIAKE
SI DREJTUESE INSTITUCIONI
DHE JO VETËM KAQ!!!
Feston në atë mënyrë për të treguar FUQINË E SAJ
PER TE TREGUAR PAVARËSINË E SAJ.
Sot unë do ta quaja si një ditë SOLIDARIZIMI për gruan-femrën në përgjithësi.

Por qëllimi është tjetër , është që gruaja të ketë çdo ditë “8 MARS ”

Të jetë ashtu sikurse dhe sot në qendër të vëmendjes së burrit , së pari duke u kujdesur për të dhe së dyti duke e parë atë të paktën të BARABARTË me veten . Sepse që të jem më realist , shpesh kam bindjen që gruaja është më e fortë se burri .
Po , kjo është e vërtetë ! Sepse gruaja di tju mbijetojë vështirësive më mirë se burri . Gruaja gjen gjithmonë kurajon të përballet me sukses në çdo vështirësi .
Gruaja është prapë ajo që qëndron gjithmonë “pas” një burri të fuqishëm.
GRUAJA është vetë burimi i jetës !
RESPEKT! Për gruan , jo vetem si nënë , por si qenia më e bukur dhe më e fuqishme.
Ju uroj nga zemra
PAÇI ÇDO DITË 8 MARS !!!

ASTRIT BALLIU

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.