9.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Athina Bino

 

Ti s’pyete…

Ti s’pyete, se c’moshe kisha
S’doje t’ia dije… aspak.
Asnje fjale, s’me the fare
Faqet m’u skuqen gjak.

Per beli me kape, me rrembeve
M’u tha dhe mua, goja
Dolem nga toka, ne orbite
Sa cudi!… po fluturojaaaa!

Atje shkrime, naten e tere
Me yje, me planete, me hene!
Nje komete, na zbriti serisht
Te gjitha, i kishim thene!

17 Shkurt 2020
Athina Bino
Greece

E VIVA!

E hodha, dertin e shpirtit, te merzitur
Mbreme, ne nje kupke, me raki
GEZUAR! – i thashe, pa e cukitur
Po s’me foli, dreqka, per cudi!

E rrekelleva,xixa leshuan syte, ne cast
Fyti me perveloi, u ndez, ky lanet!
JA MAS! – greqisht i fola, e ngrita lart
Asgje, s’i bera shejtankes, pse s’flet?

E ktheva, e rrotullova, ate kupke
Kristal ishte, e mbusha, perseri
CIN-CIN! – m’u be si nje cupke!
Bukuroshke, e shijshme. Ishe ti?

E putha, me buze e perkedhela
Me joshi, lozonjarke, u tregua!
E VIVA! – pa mend fare ngela
Une do te pi, ti me clodh, te dua!

16 Shkurt 2020
Athina Bino.
Greece.

Sa zemra…

Sa zemra, te arnuara, jetojne
Ne boten sharlatane, te marre!
Gjokseve, te prekura, renkojne
Zvarre, derdhet gjaku, ne damare!

Sa zemra, cope-cope, kerkojne
Meshire, brenda shpirtit te vet!
Ne heshtje, tulaten, turfullojne
Jane me miliona, ne kete jete!

Sa zemra, te renduara, presin
Ndoshta ndodh, ndonje mrekulli!
Te ringjallen e te mos vdesin
Ne barkushe, te lind pak lumturi!

Sa zemra, si vullkane, te shperthenin
Krateret, llave te conin ne kapilare!
Ritmin e pulsit, nje here, ta gjenin
Te ndjenin… dashurine… e pa pare!

16 shkurt 2020
Athina Bino
Greece.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.