22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Athina Bino

Dashurite te cilat i japin kuptim egzistences time.

20 Janar 1951 – 20 Janar 2021
Shtate dekada… Nje jete
Bardhe e zi e ngjyra stisur
Erdhen e Iken, si ne ekran
Ne qiellin tim te kalter te ndritur
Pa trokitur, hyne e dolen
Une nuk mundja t’i ndalja dot
Bija e ngrihesha pa kuptuar
Here duke qeshur, here me lot.
Shtate dekada… Nje jete!
Ne shtigjet e tyre te veshtire
C’nuk pashe, C’nuk ndesha!
Here u ndjeva keq, here mire.
Ne provat e jetes kalova
Shtatedhjete vite rrumbullak
Ia dola mbane, sfidova
Privilegj per mua…s,jane pak!

20 janar 2021

Athina Bino

“””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke buzëqeshur, ulur dhe E brendshme

1- Shpirtke e Lalit!
Leshkat, dua te t’i lemoj
Faqkat, nemi t’i puth pak
Aman, burbuqke, me marrove
Shpirtke, e Lalit, dil ne sokak!
Syckat, do t’i ha vertet
Buzkat,lagmi moj, njecicke
Aman, qershicke, po pelcas
Shpirtke, e Lalit, te pres ne ulicke
Gushken, nema, se ta dua
Mollkat, lemi te t’i prek
Aman, sheqerke, po tretem
Shpirtke, e Lalit, dil ne dreke!
Belken, dua te ta pushtoj
Kembkat , lemi t’i perkedhel
Aman, kufetke, bem derman
Shpirtke, e Lalit, te pres te diel!
2- Byrazerke… ti me theshe
Ne mehalle, kur me kaloje
Nuk e di, a mend me mban?
Byrazerke… ti me theshe
Une, te desha, ketu ne xhan!
Leshkat krehur, me vije anes
Syte m’i hidhje, buzegaz
Byrazerke… ti me theshe
Une ne vend desha te plas!
Buzet e tua, pak te fryra
Dhembet abllak, vetetinin
Byrazerke… ti me theshe
Mua te gjitha, me levrinin!
Gushen shihja, pe pellumbi
C’te ka gjetur, me korbecke?
Byrazerke… ti me theshe
Une dridhesha, si rabecke.!
Me kemishke, te kollarisur
Pispillosur, si djale azgan
Byrazerke… ti me theshe
Edhe sot,ne mend te kam!
Sec kam mall, per ato vite
Ketu, ku jam ne mergim
Byrazerke… Ti me theshe
Percellohet… shpirti I’m!

16 Janar 2020

Athina Bino

Greece.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.