Çmime për miq
Në vend të peshës së fjalës së shkruar,
matin poezitë me interesin e miqësuar.
Çka thotë vargu as nuk shikohet
“vlerësimi” shkon për rrethin e integruar.
Komisioni, nuk është gjykatës i fjalës,
Por rreth i mbyllur si shtjella e valës.
Shikojnë poezitë jo me sy të vlerës
por me interes për dostat e derës.
Shpërblimet s’i jep më krijuesit të vërtetë,
Me poezinë konkuruese ai habitet vetë.
Ndahen lavditë nëpër zarfe t’kurdisura
Kur marrin çmimet shpërthejnë me t’kakarizura.
Unë nuk jam i atyre tavolinave në elitë
Për vlerësim të mirë thonë duhet me prit.
Unë jam i fjalës që digjet në zemër,
Nuk më servilos a s zarf e as emër.
Kur pena rrjedh nga zemra e frymëzuar
Më helmon rëndë vendimi i shformësuar.
Fjala ime jeton në heshtje, por shkelqen,
Në çdo lexues ajo vendin e gjen.
Mos më vlerësoni me miqësi e interes
Vlerësoni dhimbjen që shpresa mos të vdes.
Se nesër, kur të heshtin të gjithë emrat,
Do flasë poezia që trazoi zemrat.