Në atë mur të lyer
Me vrushkuj gëlqereje të shurdhuar
E me gjak të zbërdhulët në akuarel loti
Kokulur shoh hartën e leckosur
E zier, e shtypur
Vakumeve të zhubrosura të harmonikës
Nën tinguj marramenth
Të gishtave me thonj të paprerë
Që gërvishtin veç lëkurën e vet
Lëkurë e zgjebosur fekaleve të huaja
Rrjedhur lumenjve qorr
Hartë e leckosur, lesh i shkulur
Si kurmi i dashit cukëlan…
Nga libri në dorëshkrim, “Dera e pushtë”
“””””””””””””””””””””
Hajde tash ju që jeni të predispozuar për dhunë, dilni përballë virusit n’guxofshi!
Trego muskujt!
Shkrep fishekun me 0,50 cent vlerë!
Ngadal beg, se ka hendek!
Tani, do ja dini vlerën paqes!
Asgjë n’këtë botë nuk është rastësi!