14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Azis Keta

MUNDESISHT SHIHNI KETE FOTO

– Eshtë “Kulla e Kukēs” nē Lapurakë, Fushë – Bulqizë.
– Pak më poshtë kemi “Kullën e Petës”.
– Pastaj, të”Nikës” në Dragu.
– Përballë, pylli “Gropēs”.
– Pak me tutje “Gurra e KETES”.
Pa vajtur tek “KOÇI, kemi “Kodrën e Balës”.
Po aty, lagjen :”Maknor” në Vajkal.
Pak më tutje “Kodra e Hasmirēs”.
***
Dhe nēse gjithë kēto emērtime qē i kanë rezistuar kohēs, na ofrojnë tek personazhet historikë tē “Torviollit” dhe “Dy Betejave të Vajkalit”, a nuk kemi arsye tē kërkojmë?

Se po aty, nga burimet
historike gjejmë:
Pal Kuka, Gropa, Makneshi etj.
E nëse kështu:
A nuk janë dhe keto emērtime, objekte, burime shtesë për t’ju ofruar të vërtetave historike që kerkojmē?

Dhe nëse nē Vajkal luftoj dhe PAL KUKA a nuk është dhe kjo kullë një argument më shumë?

Nëse në Vajkal kishim “dy varre” ku “flinin Nika i Petës dhe Pal Golemi”,
a nuk na bējnë të besojmë se, edhe “Kenga e Sprasme e Balēs” përveçse një kryevepër letrare-artistike, është dhe një realitet historik?

Se aty na del dhe “plaku Balë”, dhe “Gjergj Mirëshpia” dhe “Dragojtë e Dibrës” në “Ditën e Vajkalit”.

Aty dhe “Pal Kuka”, dhe “Kulla e Kukës” qē, me gjasa, vazhdon të ruaj njē emër historik!

“”””””””””””””””””””””

Pse kjo foto ka vlera historike?
1.
Nikolle KETA, 14 vjet Rektor në Palermo, i vleresuar si “personaliteti më i lartė i shekullit të vet” (Mandala’), fliste për
nje “Pololo Chetta “të fisit shqiptar, nga Tirana në Gostivar. (Nicolo Chetta , Shenime të Rendesishme per Maqedonine, 1777) .
2.
Po në këtë vepër, në korespondence me Princeshen Katherine te Rusise, Nikolle KETA, do i deklarohej:
Neve në Palermo na njohin për grekë se ruajme ritin grek. Por ne jemi arber të pastër. Ruajme ritin grek që mos asimilohemi nga riti Latin.
Té paret e mi jane shqiptare Maqedonie dhe migruan pas betejave të fundit të Mbretit Tone (Skenderbeut, AK) .
* *
Ja pasardhesit e Nikolle KETES në Gostivarin shqiptar, ku veç kesaj njesie mode “KETA FASHION”, kemi dhe tre fshatra/lagje të Gostivarit :Çajle, Tuçan i Madh… ku në shumice gjejmë “popolo Chetta”.
3.
Për njė “popull KETA “, kemi njė tjetër deshmi historike nga mulla Baki KETA, nga Çajla, arsimtar i shkolluar në Stamboll dhe DIBER, i cili, tre shekuj pas Nikolle KETES, edhe se nuk e njihte vepren e Nikolle KETES (sepse, deri më 2002, Tessaro…. ende nuk kishte njohur date botimi as në Italisht, se ne shqip, ende pa perkthyer fatkeqesisht), ai, pohonte dhe provonte po atë tezë të Nikolle KETES, se kishim nje “popull KETA” .

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.