Ende me plagë të freskëta të një lufte klasike po përballemi padrejtësishtë me një betejë të një lufte biologjike e psikologjike,kur kësaj i shtohet edhe amullia politike gjithë shqiptare sikur krijohet bindja se këto plagë s’do shërohën kurrë….Të tillë e kemi historinë.Por jo edhe pse me plagë në trup e shpirtë nuk ndalemi sepse kemi amanetin e brezave dhe ëndërrat e tyre për një të ardhme të dinjitetshme.Të pritshme këto situata është kohë e ridefinimit të rendit të ri botëror,kurse te ne rikthim i mentalitetit të interesave të ngushta primitive-meskine.
Atëherë nuk isha në vijën e parë të frontit por u mundova të jem aty ku patë nevojë,nuk shpëtova jetë por isha pjesë ndihmëse e një ekipe që shpëtoi jetë.As sot nuk jam në vijën e parë të kësaj beteje por jam pjesë e procesit në luftë kundër COVID-19.Gjatë një pune të zakonshme në këto kushte të jashtëzakonshme identifikova katër raste potencialisht protokolare për COVID-19,dy nga ta u detyruan në vetizolim,dy të tjerë u hospitalizuan,njëri rezulton negativ në mostrën e parë,lutem edhe e dyta të jetë e tillë,kurse tjetri humbi luftën me virusin dhe shënohet si viktima e parë e COVID-19 në Kosovë siç raportojnë mediat apo dëshmori i parë i kësaj beteje siç mendoj unë.
Patë zëra se unë jam i infektuar me COVID-19,madje edhe nga dikush profesionist me HIV+të marrë në bordele të natës,jo unë nuk merrem me ta,unë merrem me aq sa mundem me të sëmurët kudo:në institucion,shtëpitë e tyre dhe timen pse jo.Unë nuk frigohem edhe po të infektohem sepse mund të infektohem në një mision human të profesionit tim,duhet të brengosen ata që janë në portën kryesore e që thirren në prioritet të COVID-19 pa ndonjë rezultatë dhe në emër të kësaj kauze të ju dështojnë shumë patologji të tjera.Jo për këta apo ata unë po thyej heshtjen dhe konfirmoj se më datë:28.03.2020 mostra ime për COVID-19 rezulton negative.Beteja vazhdon pavarësisht çmimit,këtu do të jemi edhe për betejat e tjera.Luftën do e fitojmë besoj si atëherë.
U falem prindërve,Atyre që na mësuan dhe Atyre që luftuan e u flijuan që ne të jetojmë,punojmë e frymojmë shqip!