7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Baki Qoku

A e dini kush janë kto huta.

“LAM qyleshi e gruaja Shkurta”

Ti je shtrigë. !!!

Ti je shtrigë I thoshte e bija

Një gjitone ardhur nga larg

Bëj çudi t’jetë përkëdhelia

Sa s’do desha t’besoj aspak

Mirëpo jeta qenka çudi
Verteton çdo të pa thënë
Ta nxjerr shpirtin ne zbrazëti
Sidomos për një të ç’mëndë
Një mardhenje mendoj nisur
Familjar sinqertë mendoj
Por kur shoh gjithçka të stisur
U desh shpejt ta përfundoj
Përse u desh a duhej vallë
Dhe pse s’shihej dot me sy
Mendjen kishte të përdalë
Fjalën shtrigë kujtoj aty
Si një zgavër e furdisur
E nxirë krejt ftyra qen
Se nxen vendi përpëlisur
Ç’nuk sajon por kot se gjen
Ç’mendon vetëm kjo nëpërk
Të helmojnë nje çift n’zili
Gjelozon shkruan e shfren
Katranos nën shpirt të zi
Se di toka si e mban
E shëndrruar në kadavër
Transformuar kokë e këmbë
Si kuçedra në një zgavër

Të kam thënë more njeri

Veç duro di unë se ç’bëj

Tash Vertet po bëj çudi

Si kaç shpejtë e degradoj

“”””””””””””””””””””””””””

*KUR TË FIKSON DJALLI NDËR VITE??*
Përcjell vitet nën fiksim,
Humb nocionin në gjykim
Pa ditur gja por dhe pa parë,
Errëson shpirtin nën zarar.
Dramë e ashpër pa aktorë..,
Pa derigju me regjizorë,
Djalli vet jep penallti
Humb arsyen s’beson njeri.
Një patalogji e rëndë,
Që godet njerzit në këmbë
Ndjell vetmi ngel hanor
Djallin vet e mban epror.
S’din të kënaqet por shkërmoq,
Në çdo fjalë apo ngrohtësi,
E besdis dhe fjala troç…,
Djalli vet e don n’vetmi.
Nuk mendoj se n’çdo rrethanë
Paksa vitet janë bujar.
Zotit duhet ti rrimë pranë,
Për t’luftu këtë djall barbar.

Dhe arsyeshëm e plot vullnet

Ta ç’mojmë jetën pa pyet djall

Çdo gja t’ligë ta bëjmë lanet

Për t’shiju sa tjemi gjallë…

“”””””””””””””””””””””””””

*MARRËZIT E THËNA SHKATËRROJNË NDJESIT.*
Sa të rrosh gjithmonë do mësosh,
Por nuk e di se ka radar,
Të përçojë sinjal pallosh,
Siç rëndomtë ndodh n’ekzemplar.
Psiko.vendodhja në hemisferë,
Kur takuar truri shkreptin,
Të gjithë arsyet na humbin vlerë,
Çfarë t’vlerësosh tashmë s’po din.
Nuk ka qelës që mund t’zhbokoj,
Edhe pse nën solucion
Ndot ndër vite ndryshkur ksi soj
pse? bëj pyetjen çështë ky lloj.
Vitet ikin dhe në shpresojmë,
Se mbase do mund t’kemi kënaqësinë,
Por sa vjen e s’po kuptojmë,
Mendjet ikën e na përpijnë

Kështu o zot pastrona shpirtin,

Djallin vet duhet ta heqim,

Mos lëndoni gjiruar shiritin,

Por besoni çka mund të ndreqim.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.