16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Bardhyl Bejo

 

“Mirupafshim” Alketa!
Nuk e di, por me duket se duke u mare shume me politiken tone defiçitare, thuajse po politizojme gjitheçka e gjithekend.L'immagine può contenere: una o più persone, persone in piedi e spazio al chiuso
Doli ne festivalin e Sanremos prezantuesja shqiptare zonja Alketa Vejsiu dhe, per fat te keq, dikush perpiqet ta nenvleftesoj kete dalje, duke vajtur (pa dashur) mbase deri ne “cenim” krejt te pamerituar te personalitetit te saj personal.
Miq e mikesha te nderuara! Kujdes, kjo Alketa kaq kishte ne dore e kaq beri! Ajo doli dhe prezantoi ne kete gjigand boteror tashme te muzikes, nje pjese te mire te programit te mbremjes. Ajo kete pune ka! Ajo nuk eshte as politikane, as ekonomiste, as inxhinjere…, ajo eshte artiste. Nuk ka aspak “faj” se organizatoret e Sanremos i kane propozuar kete rol. Dhe, siç u pa, kete rol e realizoi ne menyre te mrekullueshme. Une mendoj se ajo na ngriti vlerat jo vetem si art por si popull, apo komb ne se nuk e ekzagjeroj. Ajo diti te spjegoje me elokuence shembullore se jemi nje popull muzikdashes, i kulturuar, i ditur, i pamshem, kembengules ne synimin tone europian. Nuk jemi nje popull qe “vrasim e bejme krime”, “drogaxhi e trafikante droge”, “hajdute e dembele”, “fetare ekstremist e injorant”…, jemi nje popull ne hallin tone, nje popull dinjitoz, nje popull qe ja vlen te vleresohet kudo e nga kushdo.
Mos haroni se kjo zonje e fisme dhe e bukur, tamam aty ku ka kenduar “san” Çelentano e Mina, Ranieri e Modunjo e qindra yje te muzikes botrore, te cilet kane mbajtur gjalle shpirtin artistik te vete italianeve, si dhe ka ushqyer ate tonin qofte edhe me sadopak shprese njerezore, aty krejt kjo skene mitike e Sanremos, kjo “Presidente” boterore e kultures, pershendeti faqe gjithe botes ne shqipe te paster “mirupafshim”. Eshte njesoj sikur nje politikan shqiptar te bej nje President amerikan te pershendesi boterisht “mirupafshim” krejt shqiptaret kudoqofshin.
Kaq! Sikur seicili prej nesh te bente kaq “faj” sa ç’beri Alketa…!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.