Kujdes!
Asnjehere nuk kam per ta kuptuar pjesmarjen e zotni Kryeministrit ne emisionet me kete gazetar. Per me teper me habit menyra se si KM- ja reagon pas nderhyrjeve haliçinante qe ben ky mekanizem i verber injorant. Per me teper, kur arin deri edhe te shikoje oren, a thua pret vete Ajnshtajnin, duke u perpjekur te krijoje idene se nuk ka interes per pergjigjet e tij. Sa keq! Turp per kete Kryeminister qe e ul veten kaq sa te pranoje te pyetet nga kjo monster… Te duket sikur i ka ndonje borxh te vjeter, te cilin nuk ka aritur t’ja shlyej…
Sapo jam bindur! Duhet detyrimisht t’ju largohemi ketyre ekraneve histerike. Dua modestisht tju kujtoj diçka. Korona virusi kerkon kohe deri ne 28 dite, qe pasi ka sulmuar te çfaqet ne pasojat e vet. Dhe kjo dite dihej qysh ne janar. Sot eshte data 12 mars. Kane kaluar gjithsej 10 dite kur ne bulevard ata qe sot bejne thirrje per kujdes, mblodhen me mijra qytetare te ngrate, te pa mbrojtur, naiv, te mashtruar e genjyer, te cilet per ore te tera çirreshin, kembenin sterkala, peshtynin e ngjyenin njeri tjetrin me puthje e pershendetje “Kushtetuese”. Natyrisht qe po te kishim nje drejtesi normale apo ate Spakun e famshem, organizatoret duhet te akuzoheshin per “krime ndaj njerezimit”. Ata qe sot perpiqen te “perkujdesen”, qe na rekomandojne kujdes, qetesi e na garantojne “dashuri e respekt”.
Nuk kemi se çfar te bejme! Apo jo?! Kemi! Te bojkotojme detyrimisht keto ekrane mesjetare qe na “mesojne” se si te lajme duart, qe numurojne te vdekurit, qe na kujtojne lebrozet dhe qe na tmerrojne me sjellje idjote. Te shkeputemi sa me teper nga njeri tjetri keto dy jave, mundesisht te mos e çajme b… torovilen, perveçese te ruajme qetesine, te lexojme çfar te na kapi dora, filma ne se eshte e mundur dhe te ruajme mendjen qe duhet detyrimisht ta mbajme brenda kokes e brenda llogjikes te kohes qe na zuri. Dhe…te mos harojme 127-en. Kaq! Tjeter gje nuk kemi ne dore, perveçese te paster si bora te presim fundin e kesaj “historije” qe aktualisht, ne shqiptaret nuk e meritonim.