16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Barie Çupi

PËR TY BIRI IM

L'immagine può contenere: 2 persone, persone che sorridono, primo piano

O biri im,ti po rritesh
fryma e sotit,këngë prej vitesh.
e nuk e di…
se ç’kam një zeher
që ma guflon frymarrjen,
tym e lëmsh paqartë pamjen.
Ajri i ndotur bërë shtëllungë,
rrugët ngatërruar
si pa udhë.
Fjalë e vyer kohës po i dukem
natës pa gjumë për ty i lutem
veç dashurisë s’kam forcë tjetër
gjëja e fundit që m’ka mbetur.
Kërkojmë dritë të dy për sy
ti tek unë ,
e unë tek ti
duart tona lidhur fort
ia thajnë zemrës çdo pikë lot
dielli fshehur nën duvak
pret të ngjitesh edhe pak
rrezja e jetës të jep nur
u rritsh bir e u bëfsh burrë!

“””””””””””””””

ËNDËRR E PASHQIPTUESHME

Mund të joshesh me fjalë të pashqiptueshme
në delirin e shpirtit mund të jesh koshiente
përreth ajri me gjallëri cicëlluese
harbuar gjithë naze si lulja adoleshente

Mund të bëhesh jehonë e kristaltë
t’i qeshësh bukurisë së trëndafiltë gjithandej
mund të biesh në greminë paqartë
në hapsirën e tejdukshme përtej.

Mund të mbretërosh si e pashoqe
pa iu përkulur hapsirës kraharorit
të dëgjosh fërshëllima historish bërë lloqe
me lot mund t’ia mbushësh barkun përroit

Mund të dukesh si pëlhurë që hidhet lehtas
nën rrezet e lodhura të stinës që mbaron
mund me ndjenjat të lozësh kukafshehtas
por ëndrr’e pashqiptueshme duke qeshur të rrëzon.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.