Drejtë pa fundësisë kam ëndërruar.
E dija te lehtë.
Sa shumë kisha gabuar, në të menduar.
Si flutur kerkoja, të shkoja lart e më lart.
Sa shumë kisha gabuar, në të menduar.
Si pendët e zogut krahet i kisha, me vrull fluturimin nisa.
Por gjahtari kriminel, më mbylli në kafazin e tij.
Trego më thoshte; kush të mesoj te fluturosh, ndryshe krahët do të priten.
Dhe vërtetë m’i prenë.
Më burgosën.
Më futën në burgjet e tyre, gjithë lagështi.
Nje re e zezë, mbuloj rrezet e diellit në shpirtin tim.
Si vesa e beharit, më tretën shpresen për fluturimin.
Nuk kishte më dritë, në sytë e m’i.
Vetëm lotë e mallkim, për ditën qe kisha lindur në atë vend spiunash.
U shuan të gjitha ëndërrat
Hodhi rrënjë, urrejtja për ata njerëz që më prenë krahët dhe për ata që provonin turturat më të shemtuara, duke më lënë pa bukë e uje.
Se isha kulake dhe duhesha te paguaja, por për çfare.
Këtë nuk e kam mesuar akoma edhe që thonë, se ka shumë vjet demokraci.
Dhe erdhi dita te shkoj larg, shumë larg.
Larg urrejtjes.
Larg spiunëve.
Larg inatit.
Larg një vendi që shteti dhe njerëzit s’më deshën kurrë.
Por unë prapë dua te fluturoj, te fluturoj për tek atdheu im edhe qe jam në një moshë që nuk mundem.
Por një dite do fluturoj.
Amanetin do m’a kryejnë femitë e m’i.
Botën e hajretit e dua, ta jetoj në Shqipërinë time që vuajta aq shumë.
| Barije Karabollaj |
Në facebook unë kaloj shumë orë.
Jam me fat, se kohë kam plot.
Facebook është pjesë e jetës virtuale.
Aty shprehim mendimet, mirënjohjen, dhe dashurinë për njerëzit që na rrethojnë.
Por unë e kam paksa merak, se shkruaj per krimet që më kanë bërë… po kjo nuk do të thotë, që disa zuzarka dhe zuzarë që futen në faqen tënde të studiojnë pastaj te bëjnë kërkesë për miqësi.
Dhe nuk i ke për asgjë…
Asnjë mirëmëngjesi nuk ta thonë.
Unë nuk kam nevojë, u’a kam thënë dhe herë tjera.
Jeni ju që më kini kerkuar.
Atëherë pse vini, çfarë të semës doni të dini.
Unë facebook e kam publike, mund të lexosh, të vjedhësh, të pish dhe një duhan po deshe, dhe qërrohuni.
Nuk është nevoja fare të behesh mik me mua, kur nuk njeh respektin reciprok.
Mos t’u harroj edhe juve, që komentoni me lule dhe zemra.
Nuk dua, të më komentoni me keto karikatura.
Të gjithë e dini… unë nuk i bëj këto, por ju respektoj me sinqeritet dhe çdokujt i përcjell mendimet e mia, ashtu siç i meriton.
Ndaj… unë kam vendosur të pastroj shtëpinë time facebook, nga ju (disa), që jeni fallco, hipokrit dhe nën hije.
A t’ju bëj një pyetje ?
Të gjithë ju që më respektoni në mesangjer, dhe ketu në shesh të mejdanit nuk thoni as mirëmëngjesi.
Si ta quajmë këtë, çfarë emri t’i vëmë ?
Unë e di emrin, a t’ua them…
Jeni njerëz mosmirenjohësa, pa din dhe iman.
| Barije Karabollaj |