14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Barije Karabollaj

Kurrë nuk vete as në kishë, as në xhami.
Por sot m’u shkrep të shkoja në kishë, edhe që rrugët janë bosh.
Nuk lëviz asnjë.
Ca nga frika, ca si puna ime me dërrasa mangut nuk i lë policia.

Nejse, mos t’a zgjas shumë.
Duke ikur nëpër rrugica, ja dola.
Po çe do, më shkoj rruga bosh.
Kisha ishte mbyllur.
Jo për gjë, por doja të bëja një lutje për ata që kanë vdekur, po nuk ishte kismet.

Po thonë se vdesin për ditë, por e vërteta është se ne nuk kemi parë asgjë.
Atëherë më erdhi në mendje…
Gjithmonë kam menduar se vetem ne shqiptarët kemi pak ngjashmëri me delet, por paskam gabuar dhe qenka e vërtetë… dele paska kudo.

Duke ikur për në shtëpi më erdhi në mendje, mos kishat dhe xhamitë janë mbledhur për ndonjë konferencë.
Po prapë thashë, po gazetarët ku ishin dhe ngela me keto mendime që do i lexoni më poshtë.

Sot meka dhe vatikani, bibla dhe kurani të shqetësuar për mbarë botën, bashkë po kuvendojnë.
Por as njëra as tjetra, nuk dha zgjidhje.
Atëherë dashuria nuk duroj, u ngrit dhe foli me lot në sy:
Mos u mendoni shumë, si ti bibla dhe ti kuran… se dashuria është feja për njeriun, dhe unë do ja dalë.

Dhe vazhdoj te fliste dashuria, me vjen shumë keq, që tek mua besojnë shumë pak.
Kështu dashuria përfundoj fjalën e saj.
Duke shpresuar, që të gjithë njerëzit të kërkojnë dashurinë ndërmjet tyre.
Atëherë tha dashuria nuk do të ekzistojnë më viruse, varfëri, luftra e idiotësira.

Si per shembull unë kahurr, e ti mysliman, bektashi, ortodoks, e shumë e shumë të tjera.
Gjithë njerëzimi mbarë duhet të kuptoj, se Zoti është vetem një dhe s’ka tjetër dhe ai e ka emrin ” Dashuri “.

Ndaj o njerëz, tha dashuria. Për sa kohë që njerëzimi të mos kuptoj e të njoh Zotin e vërtetë, do të shoh me syte e tij ato që akoma nuk i ka parë, por dhe as që i imagjinon.
Sepse njeriu pa dashuri, pa dhimsuri në zemër dhe shpirtë është kafsha më egersirë, dhe nuk është nevoja të flas më… se ju njerëzia, jeni dëshmitarë të egërsisë tuaj.

| Barije Karabollaj |

Ripostim.. Per ty engjëlli im.. Gëzuar ditën e verës.L'immagine può contenere: 1 persona, primo piano

Thone është vështirë të njohësh njeriun dhe jam shumë dakort.
Por… kjo nuk është për të gjithë edhe që Zoti të gjithëve u ka dhënë intuitën.
Shumë nuk e dinë, se intuita kuptohet vetëm nga ata njerëz me shpirtë të mirë.

Fjalën e kam për ty, engjëlli im.
Sa zë të ëmbël ka bilbili ashtu erdhe ti ne shpirtin tim.
Sa erë të këndshme ka trëndafili.
Sa pamje të mrekullueshme ka natyra.
Dhe ti pikerisht si kjo dite pranverë e bukur, u gjende në shpirtin tim.

Ti je vajzë bjeshke, me ujin e kthjellët si kristal. Zoti të bëri sytë, t’i ka vënë në ballë për të vërtetuar se engjëjt janë edhe në tokë.
Flokë bukura kaçurela, Vjollca Kuta engjulli im.
Me ngjyrën e gjithë luleve, aromën e manushaqeve është çdo fjalë që del nga shpirti jot.

Zoti bën mrekullitë, pa e vonuar këtë punë
të fali shpirtin e engjillit, të solli tek unë.
Unë me ty lidha miqësinë.
Ti më thirre mbretëreshë dhe une engjulli im.
Të madhin Zot falënderova për këtë bekim.

|Barije karabollaj|

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.