13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Barjam Yzeiraj

ENIGMAT E 8 DHJETORIT

Media dhe autorë të ndryshëm, përfshirë edhe nga politika, për lëvizjen studentore të vitit 1990 japin informacion më shumë imagjinar se sa të vërtetë. Kështu ndodhi dhe sot, ku shtroheshin shumë enigma, se si u organizua, kush i drejtonte, përse u ngritën studentët etj.

Pas 32 vitesh, si ish drejtues i Policisë të Tiranës dhe njohës i mirë i lëvizjes studentore e aktorëve të saj, po sjell në vëmëndje se shteti dhe organet e tij, ishin në dijeni për demonstrimin që do bënin studentët natën e parë dhe gjithçka gatuhej në ato mjedise.

Më konkretisht, punonjësi i policisë që mbulonte konviktet e studentëve me origjinë nga fshati Rapckë – Përmet, solli një raport shërbimi, ku sqaronte se studentët do të ngrihen të demonstrojnë për kushtet e vështira të jetesës që kishin, veçanarisht për dritat, ngrohjen, ushqimin etj. Të gjitha ishin të drejta, diheshin nga organet përgjegjëse, por nuk zgjidheshin.

Origjinalin e raportit të shërbimit e çoi drejtori LB tek ministri i kohës, ndërsa unë shkova tek kryetari i Kom. ekzekutiv Ll.G.

Edhe pse insistova që kërkesat e studentëve duhet të zgjidheshin sa më shpejt dhe se policia nuk mund të vepronte ndaj studentëve, ai u shpreh se e dimë gjëndjen dhe kemi dhënë porosi e po punohet, por gjërat nuk rregullohen brënda natës.

Kuptohet që kishte vështirësi ekonomike, por më shumë ishte vetkënaqësia nga pushteti e privilegjet dhe mendimi se nuk mund të prekeshin.

Dhe të nesërmen ndodhi pikërisht ashtu siç raportonte punëtori i policisë, studentët në mbrëmje dolën të organizuar në hyrje të malores që shkon tek godinat.

Kërkesat e tyre ishin thjesht ekonomike për kushtet e jetesës. Nuk kishin organizim e drejtues, por ishin tërë mllef e urrejtje. Përgjithësisht ata vinin nga familje të lidhura me pushtetin e kohës, që ishin shpërblyer me të drejta studimi në atë kohë.

Në orët e vona pati dhe thirje me natyrë politike, kundër ish drejtuesve të asaj kohë dhe regjimit. Informacioni i sjellë, hedh poshtë versionet e hedhura se këtë lëvizje e organizuan intelektualët, partia në pushtet apo ajo demokratike, zbulimet e huaja, ish sigurimi etj hipoteza.

Jo ajo ishte produkt i lëvizjes së brëndëshme, i gjëndjes së rënduar politike, ekonomike e sociale dhe krizës disa vjeçare që kishte vëndi e ish sistemi socialist.

Doemos që ndikuan edhe zhvillimet në bashkimin e dy ish Gjermanive dhe vendet e tjera të lindjes. Atë lëvizje që filloi me kërkesa ekonomike dhe shpejt u pasua me ato të natyrës politike e manipuluan dhe përdorën për qëllimet e tyre rufjanët politikë. Janë këta përgjegjës që shteti dhe shoqëria jonë edhe pas 32 vitesh nuk janë stabilizuar e nuk jetojnë më mirë.

“”””””””””””””””””””

Nderohet doktor Skënder Zaimaj në Shkodër

Sa mirë. Me rastin e 70 vjetorit të tij, një reparti në spital, iu vendos emëri i onkologut S. Zaimaj, që nuk jeton më. Ai ishte një mjek shumë komunikus, i gjëndshëm për këdo që ishte në hall e nevojë, human dhe i përkushtuar në punën e tij.

U njoha gjatë punës në Shkodër në vitin 1986 dhe më pas u lidhëm më shumë familjarisht.

Kujtoj me mall humorin e tij dhe bisedat, nga që puqeshim në ide, kjo dhe për shkak të vëndit të origjinës që e kishim të përbashkët.

Nëna e tij Gjystina dhe baba, ishin të mbrekullushëm, të qeshur gjithmonë, sikur të mos kishin halle, e po kështu motrat dhe vëllai i tij Sokoli.

U ndjeva mirë kur mësova lajmin.

Falenderoj drejtuesit e spitalit për vlerësimin dhe jetësimin e emërit të doktor Zaimaj.

Motrat, vëllai dhe djali i tij kanë të drejtë të krenohen, sepse ai ishte njeri me vlera, ishte doktor i vërtetë.

“”””””””””””””””””””””””

Mbi Institucionet dhe teknologjinë
Në javët e fundit, autoritetet shtetërore, për të qetësuar opinionin publik mbi moszbatimin e ligjit në fushën e ndërtimit, kanë informuar se do të përdorin teknologji të re për të kontrolluar teritorin dhe veprimtaritë e kundërligjshme në ndërtim, fusha, pyje, qarkullimin rrugor, e deri në kapjen e personave në kërkim. Për këtë firmosën edhe kontratën për dy satelitë, dhe më vonë priten edhe dronë etj.
Doemos që teknologjia ka rolin e vetë edhe në fushën sigurisë, sepse shton identifikimin, shpejtësinë e veprimeve, profesionalizmin dhe ndihmon në rritjen e standardeve te shërbimeve për kontrollin e teritorit.
Duhet të kuptohet se teknologjia e paisjet, janë mjete, instrumenta që ndihmojnë për realizimin e shërbimeve e detyrave . Ato dhe të dhënat e tyre, do të përdoren nga punonjësit e mbrojtjes së ligjit, nëpunësit e shtetit. Nëse këta nuk dinë, nuk duan, nuk kanë integritetin, përkushtimin, sigurinë e duhur, përsëri nuk do veprojnë.
Ndaj në raportin Institucione – teknologji, mendoj se i duhet dhënë prioritet forcimit të standardeve të organeve e institucioneve.

Fjala është për organizimin e tyre, burimet në dispozicion, (sidomos ato njerëzore), planifikimin, menaxhimin, kordinimin, kontrollin, trajtimin, vlerësimin etj, të cilat edhe pse difektojnë, anashkalohen dhe bëhen shkak për inefiçemcë të institucioneve.

Shumë probleme të përcaktuara në ligjet organike dhe strategjitë për reformat, kanë ngelur pa u zbatuar ose janë keqimplementuar dhe veç kësaj difekton menaxhimi në nivelin e lartë.

Ndryshimi i drejtusve dhe teknologjia e re, nuk mjaftojnë e zgjidhin problemin. Po nuk u zhvilluan standartet e institucioneve për të vepruar si sistem e jo veças, edhe teknologjia e re nuk do të sjellë ndryshime cilësore të pritshme për zbatimin e ligjit dhe sigurinë publike.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.