SËRISH ME TY GJYSMË HËNË.
Sërish u takuam në udhën ku u ndamë herën e fundit me ty Hënë
Nata qante nën hijen e yjeve e ti përgjysmë erresirë qeshje me djallin…!
Sërish preka akujt në zemrën e fundosur në honin e pafund të natës
Fryma psherëtinte dhimbjet e shpirtit në të ftohtin e vjeshtës u mbytë…!
Sërish erdhe nëpër ëndërrat e vjetra qiellit ndarë përgjysmë dritë në hije
Toka dridhet nën rrymat e padukshme që sjellin shiun në qerpikët e syve..!
Sërish malli në krahërorin e zhveshur territ të paska molisur flokë shprishur
Ujvara përkëdhel fytyrën e mbytur në trishtim plojës harrimit si Ajkuna motit..!
Sërish dallëndyshet fluturuan pranë gershetave tua të prera nga pena e poetit
Shpella e pëllumbave në kopshtin mbushur trëndafila të egër vrau gushbardhën…!
Sërish fjeta prapa perlave tretur në dhomën e fikur ku vetëm një flutur sillet llampës
Deti trazuar valësh të fundit varkë zuri pikllimi i një flokëverdhe si Amazona braktisur..!
Sërish në gjysmën e hënës takova buzët mbushur aromë lule vjollce malit të egër
Jeta ndahët si brigjet e lumit aty në shkretëtirën e djegur pafundësisht prehën dashuritë…!