31.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Besa Rexha

. Për Londrën e bukur
Imazhi mund të përmbajë: Besa Rexha, duke qëndruar
Në rrugët e zhurmshme të Londrës plot yje
Nën qiellin që digjet nga yjet e zjarrtë
Në breg të Tamizit qëndrova dhe prita
Që ëndra të ndizet bashkë me këtë natë
Një mërmërimë që përkëdhelet ndër kujtime
Më bën të hesht dhe syri loton
Këtu nisi gjithë ëndra ime
Por fundin s’e di se ku mbaron
Nuk mbeta e vetme robëresh e pafajsisë
Që qyteti të shihte me sy perçmues
Yjet e jetës sime mu gjënden pranë mes mirësisë
Duke më rrethuar me nje mall ngacmues
Në vënd të Shqipërisë mu bëre Atdhe I dytë
O Londra ime
Ku jeta më dhuroi plot nipër dhe mbesa
Me gjuhën e nënës u dhashë bekime
Dhe zjarrin e zemrave tek ti e ndeza.
Një perëndi e gënjeshtër
Imazhi mund të përmbajë: Besa Rexha, bimë, lule, jashtë, natyrë dhe Zmadho
Një udhëtim në skajet e një bote abstrakte
Dhe zhytur mes injorancës njerzore
Kërkojmë ringjallje si kafen mbas darke
Duke u shuar ëndrat gjallësave njerzore
Përse vallë kështu I falemi kotësisë?
Kush vallë iku nga kjo botë dhe erdhi prap?
Dhe ne të verbuar mes marrëzisë
Rrahjet e zemrave kërkojmë ti shuajmë tër inat
Nëse ka Perëndi ai është vetëm një
Dhe ska nevojë për sekte dhe pagoda
As dhe për njerëz të marrë që mëndja I lë
Duke u helmuar nga sekte të kota
I madhi jetën e krijoi ta gëzojmë
Dhe mos të bëhemi fli të mjerē
Diku në ktë botë duhet të besojmë
Por jo në marrëzitë që djalli kërkon të ngrerë
Përse???
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe lule
Të njoha dikur të heshtur e vetmitare
E mbytur e tëra në botën tënde
Mes lotësh fajtore e mëkatare
Për një puthje të refuzuar desh më çmende
Atë puthje që zemra s’kish shërim
E ruante mbi buzë të sillte gëzimin
Por ti harruar nga tjetër ngacmime
Më le mes heshtjes e hidhërimit
Larg më ike e për mos u kthyer
Si një pëllumb në një qiell me re
Mes drithërimash e zemër coptuar
Çdo gjë harrove e vetëm më le
Se kur mbi buzë ngrin një pik lot
Kërkon puthjen ta ringjallë
Dhe vehten pyes përse kjo bot
Të dyve na vret e djeg ky mall
Nuk mund të mē lesh e të ikësh ti
Se në gjakun tim je si zjarri
Mes lotësh kjo jetë le të nisë përsëri
Si një ëndër ringritur nga varri
Të shoh me sytë e një zemre të vrarë
Dhe ti rrugë të mesme s’po gjen
Mes kujtimesh ti mos u hiq zvarrë
Si dhimbjen që rritet e nuk e ndjen
Të ta fshi akoma edhe njëherë
Atë sy që loti dritën ja vret
Pranë të vish e vetëm mos më lerë
Se jeta ikën e s’na pret
Mjaft na mbyti ky dyshim I kotë
Se ne për njëri tjetrin kemi lerë
Dhe fare po të përmbyset kjo botë
Ëmbëlsinë e puthjes përherë kemi për ta ndjerë
Ti lemë lotët aty mbi qerpik
Dhe buzën mos të na e thajë mërzia
Puthjes kurrë mos ti themi ik
Se vetëm kështu hesht xhelozia
Përse duhet të qajmë deri në marrëzi
Kur duhemi aq shumë dhe s’mund të harrojmë
Që jetën e dashurinë e vret një tradhëti
E më pas mes lotësh ngelemi e vajtojmë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.