4.5 C
Tiranë
E premte, 21 Mars 2025

Besnik Avdyli

LARG MANIPULIMIT TË DREJTËS QYTETARE PËR DEMOSTRIM

Një ngjarje e rëndë tepër e rëndë ndodhi në plazh kur një komisar policie bëri copa një vogëlushe.

Indinjimi deri në zemërim është një zëri në tërë vëndin.

Këtë zemërim e nxiti përveç keqardhjes së thellë për vogëlushen sepse njeriu ishte i veshur me petkun e policisë ca më tepër i përfolur i hetuar për favorizim të pimëve narkotike , e me sa duket në jetën luksoze që bënte.

Ndonë se ka deklaruar se varka me dy motorë të fuqishëm ishte marrë për përdorim , dihen tashmë manovrat e këtyre pelivanëve se si ti fshehin pasurinë.

Sido qoftë ndonë se akuzohet për krim pa dashje për mua një oficer policie që është në ndihmë të popullësisë ka bërë një krim me dashje.

Është bërë thirrje për protestë nga shoqëria civile

Deri këtu jemi në të drejtën e shoqërisë civile e të popullësisë që e ndjek

Shumë herë këto shoqëri përdoren nga politika por ta lëmë dyshimin e të pranojmë realitetin.

Një thirrje për protestë bëri dhe Berisha .

Nuk ngeli mbrapa dhe Meta

Këtu fillon ngatëresa por dhe dyshimi i pjesëmarrjes masive të popullësisë.

Këta dy tipa u duhen protestat sepse rikuperojë vehten e partitë e tyre me probleme, e nuk kanë aspak atë keqardhje që ka popullësija për këtë vogëlushe.

Pse ?….

Le të kthehemi vite më parë .

GËRRDECI:

Vetë Berisha deklaroi ka rënë shteti me punishten vdekjes ku jo pak pa bërë hesap të plagosurit plot 27 të vdekur dhe dëme materiale të pa llogaritëse.

Mos i përmendim të vrarë e të mbytur në 97 e mbas kur shteti Berishës hapi depot e armëve

E pra të k’thehemi tek Gërrdeci .

Ajo nënë në foton më sipër kërkon me vite drejtësi ka ngritur gishtin për fajsi Berishës

Deri në Strasburg e ka çuar çështjen .

Pra si mund ti besohet dyshes Berisha – Meta për marrjen pjesë në demostrim

Këta kanë vetëm një qëllim :

Ti shërbejë vehtes së tyre.

Prandaj ky DEMOSTRIM nuk ka për të pasur atë DEMOSTRIM që duhet të ketë

Demostroni fuqishëm por përzeni këta mos i pranoni

Kështu respektoni jo vetëm vogëlushen por dhe të gjithë të rënët nga Berisha

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.