Skruar nga Xhuli Spahiu
Besoni në veten tuaj Besoni sepse objekti i besimit është i vërtet apo i rrejshëm.
Efekti i të besuarit është i njëjtë”. Ne duhet t’i ndërpresim me çdo kusht ndikimet negative, ndjenjën e pamundësisë, ndjenjën e paaftësisë, dhe në vend të tyre, të ndërtojmë qëndrime optimiste, të mendojmë pozitivisht pavarësisht krizave të kohës. Pra, ne duhet të përpiqemi në çdo formë ta ndryshojmë veten dhe t’i aktivizojmë të gjitha resurset e brendshme pozitive, duke mos lejuar që të infektohemi nga dukuritë e shëmtuara përreth, nga forcat e errëta negative. Suksesin duhet ta kërkojmë brenda nesh, e jo jashtë nesh. Edhe nëse në fillim na duket se nuk po kemi sukses, nuk duhet të dëshpërohemi, as të demoralizohemi, po të vazhdojmë me vendimin jetik: “Jam i gatshëm për ndryshime!” dhe, me siguri, herdokur, ndryshimet pozitive do të ndodhin. Pjesa më e madhe e njerëzve më të famshëm, janë nisur nga hiqi. Ndoshta një hiq edhe më tragjik se yni, e megjithatë kanë arritur suksese madhështore. Çdo gjë e madhe buron nga fillimet e vogla. Duhet të mësohemi që shikimin ta hedhim përpara. Ajo që na ka ndodhur dikur, pra gabimet e mëhershme, duhet t’ia lëmë së kaluarës përgjithmonë. Sa më herët që ta fillojmë ndryshimin, aq më herët edhe do të jemi pranë qëllimeve tona – pranë sukseseve dhe lumturisë. Për të arritur diku, duhet patjetër së pari të nisemi. Prandaj të nisemi sa më herët. Ta hedhim hapin e parë. Nuk humbim asgjë nëse fillojmë që sot me ndryshime. Ne jemi farkëtarë të fatit tonë, ndërtues të ardhmërisë sonë. Me dashuri për ju; Xhuli Spahiu Ju dua