Ora ime…
Do vije dhe Ora ime, nje dite…
Mbi koke,cekan, do me qendroje
Leje do kete marre, nga perendite
Do vije patjeter, te me takoje.!
Une s’do kem kohe, t’i flas
As fuqi fare, qe t’i them:”IK”!
S’behet fjale, ta kthej pas…
Le te vije, le te vije, s’kam frike!
Do vije, e paftuar, po me vize.
Para meje, ajo Ore, do qendroje
As do mundem, dot ta kurdis.
Kur akrepat, te m’i ndaloje!
Do me marre, po te tretur…
Duke lene, vetem nje emer!
Se mbi toke, asnje s’ka mbetur.
Vec kujtimit… asgje tjeter!
5 shkurt 2020
Athina Bino
Greece.
Merri hua…
Merri syte e mi, nuk t’i fal
Vetem per pak, merri hua!
Si nje vajze, shih, jo si djale
Te kuptosh, c’ndodh me mua!
Merri buzet e mia, dhe ato
Vetem per pak, jo me shume
Mjalte, nektar jane. Apo jo?
Te kuptosh, se c’ndjej une!
Merrma gushen, afroje prane
Aromen time, per pak ta dhuroj
Dehu dhe ti, sic dehem une!
Me tenden arome, kur te perqafoj!
Merre gjoksin tim, te perveluar
Perpelitjet e zemres, m’i pergjo!
Hyr ne odushkat e saj, per pak
Veshtro, mos e prek, mos e ndalo!
Merri, ne fund te fundit, merri
Sigurisht, te gjitha do t’i fal!
Vetem atehere, do ta kesh kuptuar
Si dashuron nje vajze… O djale!
3 shkurt 2020
Athina Bino
Greece.