Alida Lula
Bota sot vërtet ka nevojë për një ditë plot buzëqeshje. Fatkeqësisht 20 Marsi Dita Ndërkombëtare e Lumturisë e ka gjetur njerëzimin në një ‘luftë’ me Covid-19. Por edhe pse të privuar për shkak të këtij ‘armiku’ duhet të mundohemi t’i buzëqeshim jetës, sepse ajo është e bukur ashtu si është sot dita e parë e pranverës.
Nuk ka shpërblim më të madh në jetë, sesa të dish se e ke ndihmuar dikë përgjatë rrugës, që të ketë një të nesërme më të mirë dhe ta jetojë atë duke sfiduar çdo të keqe.
Gëzuar Ditën botërore të Lumturisë! Ajo nuk mund të blihet, por të përjetohet.
Ja se si e spjegon Schopenhaueri : « Jeta luhatet si lavjerësi, nga e majta në të djathtë, mes vuajtjes dhe kokëçarjes .»
Thënie të tjera për lumturinë
“Numëroni moshën sipas miqve, jo sipas vjetëve. Vlerësoni jetën sipas buzëqeshjeve, jo sipas lotëve”. (John Lennon)
“Lumturi është kur ajo që mendoni, ajo që thoni dhe ajo që bëni janë në harmoni”. (Mahatma Gandhi)
“Lumturia nuk është diçka që ju ofrohet si e gatshme. Ajo vjen nga vetë veprimet tuaja”. (Dalai Lama XIV)