8.5 C
Tiranë
E martë, 5 Nëntor 2024

Bruci Ema (psikologe)

 

Tema :Teorija dhe praktika dy fenomene te kunderta me njera tjetren.

E vetmja gje qe i afron eshte puna.

 

“Puna eshte baza e cdo kulture”.

Puna eshte nevoje eshte domosdoshmeri, apo eshte vete menyra e jeteses dhe e egzistences se nje shoqerie?

Njeriu ritet me pune apo puna vete e rit njeriun?

Njeriu lind apo behet punetor ?

Temen e sotme do ta filloj me keto pyetje te karakterit filozofik, dhe me menyren si jeton njeriu. Keto pyetje kane te bejne me thelbin e ekzistencial te shoqerise ato shprehin raportin midis fizikes dhe shpirterores, dijes dhe injorances, lluksit dhe mjerimit, midis te shkuares dhe te ardhmes etj.

Tema eshte e veshtire, njerezit e medhenj hyne ne histori pikerisht se vendosin shpirtin e tyre ne themelin e nje kombi. Kisha menduar se qendrimi ndaj punes, parase, kapitalit, taksave, investimeve etj Keto tema te tilla jene ekskluzivitet i ekonomisteve.

Por u binda qe e kisha gabim, kur pashe permasat e arsyetimit ekonomik dhe dimensionet e filozofise se punes,. Filozofija e punes ka shume dimensjone do te thote eshte fillim dhe pa mbarim. Puna eshte birimi i gjithshkaje.

  • Puna eshte e lidhur ngushte me fjalen .

Pune+Fjale jene dy gjysma qe bejne nje te tere.

Ne njeren gjysem eshte fjala e mire, dashamiresia, komplimenti, respekti, gadishmeria per te ndihmuar, kemgulja , vendosmeria etj. Ne gjysmen tjeter eshte mosmirnjohja, sjellja e vrazhde, hajduteria, fyerja, fodulleku, ,brutaliteti etj.

“Sa e lire eshte fjala ne bote, aq e shtrenjte eshte puna” S.Frasheri

Gjuha eshte organ i trupit nga gjuha mjeket kuptojne gjendjen shendetesore te trupit, ndersa dijetaret ate te menedjes. Puna eshte kriter i rendesishem per te dalluar dhe perzgjedhur njerezit..

Puna te perplas me njerez te ndryshem, karaktere, raca, gjini, mosha, dhe profesione te ndryshme, por edhe nese nje njeri e takon shpesh nuk mund te pretendosh se e ke njohur mire, kur ai nuk te shfaqet si eshte ne te vertete.

Perdor punen si kriter per te dalluar dhe perzgjedhur njerezit.

Nese nje njeri eshte i zoti eshte solidar i shendetshem, jeton mire, mirkupton, zbaton ligjet, eshte i beses, nuk eshte hajdut, sheraxhi, eshte i dashur. Dembeli eshte parazit, eshte fjaleshume, jeton keq, i varfer, kultivon vese te keqija, eshte bare per te tjeret.

“Per te kryer nje pune, nuk lipset, vetem te dish, por kryesisht te duash”

“Te punosh pa folur eshte me mire sesa te flasesh pa punuar”

“Fjala e keqedasesit , eshte si qymyri, dhe kur nuk e djeg sendin qe e prek , e nxin ate.” Sami Frasheri

  • Dimensjoni tjeter filozofik, eshte raporti midis punes dhe pasurise.

Puna eshte burimi i begatise dhe mireqenjes. Puna na jep progresin, na jep lidhjen e forte midis individit dhe familjes, na lidh me atdheun, me pasurin me token me te ardhmen. Gjithnje nje paruri ka nje limit,  ka nje cak, ka nje kufi pasuror per secilin. Gjithshka eshte qenia humane, integriteti njerezor dhe human..

Ai qe mendon vetem per interesat e veta eshte njeri i ulet. Njerezit qe jane te babzitur pas pasurise humbasin toruan, logjiken, aresyen udhehiqen nga veset dhe behen te rezikshem. Ne kohet e sotme quhen kriminele.teroriste. Nuk eshte varferia qe e mundon njeriun po eshte makuteria. Po ta perdorim mire kohen,. do te mjaftoje per te mbaruar cdo pune.

“Gabimi i atij qe punon me deshire dhe me endje, eshte me e vogel se puna e atij qe punon me ngut,”

  • Dhe e treta ne filozofine e punes eshte angazhimi dhe perkushtimi ne punen e shtetit.

Per te qene nje qeveritar i mire nje idivid duhet te plotesoje kater kushte: Te jete i ndershem, dhe i drejte. Ndershmeria dhe drejtesia jane oksigjeni i qeverisjes.

Shkalla me e larte e deshperimit tek njerezit eshte ajo qe vjen nga zhgenjimit. S’ka ligesi me te madhe ne bote se mosmirnjohja .Njerezit besojne dhe u japin fjalen, por zhgenjimi tek nje njeri qe ka besuar dhe dhurua gjithshka eshte i tmershem.

Puna qe bejne qeveritaret eshte ne sherbim te njeriut. Cdo pune qe eshte ne sherbim te qytetareve, eshte pune e nje njeriu te ndershem , pune e nje profesionisti, dhe te njeriut te drejte, eshte gjithmon nje pune e dobishme.

“Pa pune dhe talent me te mbedhenjte shuhen.”

Sami Frasheri ka shkrojtur shum per punen ato jane aktuale dhe ne ditet e sotme.

Puna eshte nder per njeriun e ndershem

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.