14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Bruci Ema

 

Kush ishte inxhinjeri nentokes Magbul Ylli

Magbuli lindi ne 21.01.1931 ne qytetin e Korces, dhe u nda nga jeta ne

1.01.2008 ne Tirane.

Ai  lindi ne nje familje qytetare Korcare..Ishte djali i madh i familjes.

I biri i Zja Ylli dhe Igbale Ylli. Nje natyre puntore dhe inteligjente, cilesite e tij dukeshin qe kur ishte femije. Mamaja e tij ne moshe te re kaloj nje semundje te rende dhe qendroj gjat ne spital, megjithese ne mosh te vogel 14 -15 vjecare i ra bara te kujdesej per motren dhe vellain e vogel. Nje djale puntor si themi ne shqiptaret “ci shihte syri ja bente dora”

Magbuli nje nxenes i dashuruar me librin mbaron Liceu ne Korce  me mesatare maksimale. Kerkon te vazhdoje fakultetin per mjeksi por nuk i jepet mundesia, mjeksia ishte endra e tij, Gjate gjithe jetes lexoj me sa ishte mundesia ne ate kohe per mjeksine dinte cdo gje “dukej si nje mjek i vertete”

I jepet e drejta te vazhdoje ne INSTITUTIN POLITEKNIK ne fakultetin e GJEOLOGJISE. Fillon vitin e para ne 1952 dhe me vendim te komisionit shteteror te provimeve dt. 13/04/1957 I jepet titulli Inxhinjer Gjeolog.

Mbaron fakultetin me rezultate maksimale (5 ne ate kohe ishte nota maksimale). Dhe per 5 vjet ne fakultet fitoj burse si student i shkelqyer.

1958 martohet me Ivelis Frasherin . Ivelisi ishte vajze e lindur dhe ritur ne Tirane ne nje familje intelektuale dhe me shum emer. Ivelis Frasheri nje vajze e bukur  e shkolluar e nje familje te kulturuar behet nusja, dhe bashkeshortja e Magbulit per 50 vjet, deri ne ndarjen e tij nga jeta.. Kjo dashuri e ketij cifti model u kurorezua me lindjen e dy vajzave binjakeve ne 20/05/1966. Te cilat me sjelljen dhe punen e tyre treguan se ishin vajzat e dy prinderve model ne prinderimin e tyre.

Ne vitin 1975-1985  Magbuli punoj si petagog i jashtem ne fakultetin e Gjollogji Minijerave ku jepte mesim ne lendet e gjeologjise kerkimore.

Nje petagog qe me punen e tij nxori breza inxhijjeresh qe e vleresonin dhe e respektonin maksimalisht.

Magbuli qe dhe botues I regullt ne revistat shkencore dhe ne buletinin e shkencave te gjeologjise.. Ai ishte nje specialist i konsoliduar me nivel te larte shkencor. Kishte titullin BASHKE PUNTOR SHKENCOR

Ne 1957 perfunduan Degen e Gjeologjise ne Institutin e Larte Politeknik ne Tirane 14 gjeologet shqiptare te pergatitur ne vend Magbul Ylli, Feti Arkaxhiu, Refik Bulaj, Petro Cili, Xhelil Karkanaqja, Vangjel Liko, Petro Meksi, Hazbi Shehu, Rexhep Shehu, Niko Shkodrani, Ismail Turku, Luan Vinjau. Eshte per te vene ne dukje se Sherbimi Gjelogjik i Shqiperise qe nga krijimi dhe deri ne fund te vitit 1965, ka qene unik ne kerkimin e te gjitha mineraleve, ai bente dhe kerkime gjeologjike per nafte e gaz, perfshire edhe dhenjen e puseve, te shpim kerkimeve te thella per nafte dhe gaz, dhe ndjekjen e rezultateve te tyre .Ne 9 dhjetor te 1957 disa nga ekspeditat gjeologjike u organizuan ne Ndermarje. Ne 1 Janar 1958 u krijuan 6 Ndermarjet e para gjeologjike. Ne Vlore, Tirane, Bulqize, Rubik, Pogradec  Gjirokaster.

Ne vitin 1958 Magbuli caktohet per te filluar pune ne nafte ne Kucove (qyteti Stalin) ku punon 3 vjet. Ne kerkimet e naftes si rilevime gjeologjike aplikuse te perdorura  keto ne shkallen  te ndryshme. Ne kete periudhe Magbuli punoj me specialist te ardhur nga Bashkimi Sovjetik, Ishte ekspedita gjeologjike e nafttes, specialist shum te pregatitur. Kete kohe te punes me keta specialist ai e quan nje shkoll te dyte ne fushen kerkimore shkencore.

Ndermarja Gjeologjike komplekse me qender ne Tirane ishte njera nga 6 ndermarjet e para ne Shqiperi. Drejtor i ndermarjes ishte Skender Xhuglini.

Ne vitin 1961 Magbuli fillon pune ne Ndermarjen Gjeologjike te Tiranes, per kerkimin dhe zbulimin e qymyreve, fillimisht ne Mezez dhe me pas ne vendburimet e tjera.

 

 

  • Vitin 1962 M. Ylli autor

RELACION mbi dhenjen e punimeve suplimentare te shpiveve per te plotesuar zbulimin e datajuar te vendburimit te qymyrit Mazez

 

Ne vitin 1970 fillon pune ne Institutin e Kerkimeve Gjeologjike

  • Viti 1974 M.Ylli autor Shehu bashkautor

RELACION mbi shenjat e qymyrit ne rajonin e Munelles Jugore dhe te Malit te Shenjte

  • Viti 1976 M. Ylli autor Xh. Kuqi; B. Huqi bashkautore

PROJEKT ndertimi gjeologjik ne kushtet e formimit dhe prespektiva e qymyrmbajtjes ne siklinalin e Memaliajt.

  • Viti 1978. M.Ylli autor Xh. Kuqi; B. Huqi bashkautore

STUDIM ndertimi gjeologjik ne kushtet e formimit dhe prespektiva e qymyrmbajtjes ne siklinalin e Memaliajt.

  • Viti 1980 M.Ylli autor Xh. Kuqi; bashkautore

PROJEKT mbi shpimet strukturore-kerkusete prognozes qymyrmbajtese te struktures Memaliaj

 

  • Kujtimet per kolegun. Afat Serjani

E perfytyroj te gjalle edhe sot, kur dilte nga dera Institutit: trup madh , fytyre te gjere e te bardhe qe i shkelqente me buzeqeshjen e lete dhe te embel sa te shikonte. I shkonte shume fjala “zemerbardhe” te gezohej shpirti kur uleshe dhe e degjoje te te shpegonte per punen, per tematiken shkencore dhe per problemet metodike te kerkim zbulimit te mineraleve te dobishme.

Magbuli ishte nje specialist I konsoliduar me nivel te larte shkencor, debatonte dhe kundershtonte me guxim ke do qe nuk kishte te drejt. Me eshte fiksuar ne mendje dhe ne perfytyrimin tim GUXIMI dhe argumentat qe solli ne nje debat per qymyret e koksifikueshme me Pali Misken, ish antar i byros politike dhe zv/kryeminister, ne ate kohe..Ishte mesi i viteve 80. Ne ate kohe Qeveria kerkonte me cdo kusht te zbulonte qymyre te koksifikueshme per nevojat e Kombinatit Metalurgjik. Gjithe puna ishte perqendruar ne nje shfaqe qymyri te koksifikueshem ne Munelle. Po kush goxonte ne ate kohe te thosh hapur se qymyr te koksifikueshem ne kete zone nuk ka. Punimet qe kryeshin ne kete zone ja kishin ngarkuar ing. Magbull Yllit si specialist me shum pervoje ne fushen e kerkim zbulimit te qymyreve, bashke me gjeologet e ndermaejes gjeologjike Puke.

Filloj mbledhja ishte dhe Pali Miska si perfaqesus i qeverise .Magbuli shpegoj qete dhe sigurisht me emocion se ne ate zone nuk ka qymyr te koksifikueshem. Ne sale mbaj mend ishte heshtje vari, degjohej vetem zeri i Magbulit. Ai dhe pse merej me metodiken shkonte shpesh ne kabinetin e qymyreve ne ate kohe punonte ne kete kabinet Llazar Dimi, Polikron Vaso, Luan Hajnaj. Keta te fundit mereshin me kerkimin e qymyreve te koksifikueshme.

  • Kete moment te veshtire te babit me Pali Misken e mbaj mend edhe une.

Ne ate kohe un dhe motra ishim ne shkollen e mesme. Babi ishte shum I shqetesuar por mundohej te tregohej I qete. Ne mbremje ben nje bisede me mamin ne dhome e tyre. Situata eshte shum e veshtire thekson ai, kam kundershtuar Pali Misken. Jam I bindur ne aftesite e mija profesionale se atje nuk ka qymyr te koksifikushem, po disa palo inxhinjere ja kane mbushur mendjen ne te kundert, sa te vertetohet kjo eshte situate e veshtir per mua. Te nesermen thiret ne Ministri dhe i behet presjon,,ti je bashkepuntor i sovjetikeve se ke punuar me specialist rus per 3 vjet, kercenohet se po u gjet qymyri …. Me urdher te Pali Miskes me ndihmen e nje elikopteri cohet sonda ne maje te Munelles, punon per tre vjet dhe nuk gjendet asgje.

Magbuli ishte i bindur ne aftesite e tij profesionale,. aq shume sa nuk e trembi as burgu dhe as internimi. Nje burre i guximshem i sakte profesionist  nje shkencetar i vertete ne fushen e gjeologjise.

Sqarim: Per kete zone (Mali Munelles) ai kishte bere Relacion, Studim dhe 2 Projekte qe i kam shenuar me lart,

 

Ne vitin 1976 shkon per specializim ne Kine ne fushen e METODIKES SE KERKIM ZBULIMIT TE MINERALEVE TE DOBISHME., dhe menjehere pas specializimit ne Kine kalon ne sektorin e metodikes. Ketu ne kete sektor te rendesishem ai tregoj vlerat e tij si Ing. Gjeolog ,matematicjent dhe programator. Ishte pikerish ky specialist qe hapi nje fushe te re ne menyren e kerkim zbulimit te mineraleve te dobishme si dhe ne llogaritjen e rezervave te mineraleve te ngurta ne Shqiperi Me von ai shkon dhe ne Hungari dhe ne Bullgari. Shtete te europes lindore po qe kishin nje zhvillim te kansiderushem ne fushen e metodikes te Zbulimit Kerkimor Shkencor.

 

  • Ja disa nga punimet e tij me te rendesishme vlera e te cilave eshte e pa zevendesueshme edhe sot
  • Viti 1980 M.Ylli autor          bashkautor Ll. Dimo; V.Pine 

Studimi tematiko pergjithesues per prespektiven prognoza e qymyrmbajtes te struktures Gore-Moker.

  • Viti 1981 M.Ylli autor bashkautor B.Shehu

Udhezues metodike mbi kerkimin dhe zbulimin e vendburimeve te boksideve ne vendin tone.

  • Viti 1981 M.Ylli autor bashkautor N.Osmani;S.Imami;M.Luli  

Projekt mbi temen “Studimi tematiko pergjithesues per vendosjen e kondicjoneve te bakrit dhe te kromit per

1981-1982

  • Viti 1982 M.Ylli autor bashkautor A.Dibra; M.Dinaj

Punime pergjithesuese per vleresimin dhe percaktimin e kondicjoneve te reja te bakrit.

  • Viti 1982 Ylli autor  bashkautor A.Dibra;

Projekt mbi temen Studimi tematiko pergjithesues per vendosjen e kondicjoneve te qymyrit per vitin 1980

  • Viti 1985 M.Ylli autor bashkautor P.Vaso; D.Marko

Studim mbi sqarimin e prespektives te bitumeve te qymyrezuar dhe zgjedhjen e rjetit te zbulimit ne vendburimin e Selenices (Sipas punimeve te kryera ne vitin (1985-1986)

  • Viti 1984-1986 Ylli autor  A.Dibra; N.Osmani bashkautor

Udhezues metodik mbi punimet  pergjithesuese e studjuese per zgjidhjen e motodikes me racionale te rilevimit gjeologo-komplekse me shkalle 1:1000; 1:2000; 1:5000; 1:10000; 1:25000, (1984-1986)

Ne kete studim perfshin kater udhezuset metodike per rilevimet gjeologjike ne shkallet 1:25000; 1:10000; 1:5000; 1:2000 te shoqeruar me udhezimin normative perkates. Ne secilin udhezues sipas shkalles se rilevimit  jane trajtuar keto ceshtje kryesore: Kerkesa teknike te pergjithshjme dhe te vecanta, metodika te kryerjes se punimeve fushore

Perfshihen ketu studimet e disiplinave gjeologjike, studime te mirfillta gjeologjike ,gjeokimike, hidrogjeologjike, inxhinjero gjeologjike etj.

  • Eshte udhezusi per te gjitha punimet e llojeve te ndryshme qe kryen ne Shqiperi. Ky studim eshte revolucion ne fushen e metodikes

Vlere e pa diskuteshme e inxhinjer  M Ylli.

        

 

  • Viti 1990 M.Ylli autor bashkautor S.Qoriaze; N.Osmani; ;

Studime tematiko pergjithesuese per percaktimi ne kritereve prognozimit dhe metodikes e llogaritjes se rezervave prognoze te mineraleve te dobishme te ngurta (krom,baker,hekur,bokside,qymyre,dhe fosforite)Maj 1989-Mars 1991

  • Ne tjeter projekt shum i rendesishem, ky qe na jep llogaritjen e rezervave te gjithe minereleve te ngurta ne Shqiperi, Ky projekt vazhdon edhe sot te kete nje vlere te vecante.

 

  • Kujtimet per kolegun Luan Hajnaj

Magbul Ylli I perket nje plejade te tere gjeologesh te shquar Shqiptare qe kane dhene nje kontribut te madh ne fushen e kerkimit te dhe te zbulimit te mineraleve te dobishme si gjeolog dhe metodist I madh. Ne fushen e vleresimit ekonomik te vendburimeve te dobishme.

Metodat e zbulim kerkimit te mineraleve te ngurta (paraprake dhe ne detaje) per krom baker bokside qymyre fosforide azbest, si dhe metodiken e perpunimit te hartave., dhe menyren e llogaritjes se rezervave per cdo mineral.

Ai ishte nje metodist I shkelqyer ne lemin e stutimit te vendburimeve te dobishmene percaktimin racional te metodikave e studimeve efektive te vendburimeve qe nga metoda se si do behet studimi i vendburimeve duke caktuar rjetin e zbulimit, percaktimi minimal I permbajtjes se mineralit.

 

  • Ne vitin 1993 Magbuli del ne pensjon . Vepra dhe puna e tij mbeti vlere per brezat e ardheshem,

 

 

1998 me kerkese nga Drejtoria e Pergjithshem e Sherbimit Gjeologjik dhe me kemguljen e drejtorit te saj Mehmet Zace i kerkohet Magbulit te rikthehet ne pune .

Kerkohej nje projekt per caktimin e pagave te gjith sistemit te gjeologjike.

Per realizimin e ketij projekti duhej te ishe specialist ne fushen e Inxhinjerise gjeologjike, ekonomist, por dhe informaticjent e programator

Ralizoj kete projekt per nje vit e gjysem qe vazhdon edhe sot ne 2020 te jete ky projekti baze per pagat ne Sherbimin Gjeologjik Shqiptar qe nga baza ne minjera e deri ne dikasteret drejtuse.

 

  • Magbul Yli me thejeshtesine, modestine, punen ne fushen e inxhinjerise gjeologjike , ne fushen e petagogjise, te ekonomise dhe te metodikes e informatikes si dhe ate te llogaritjes se rezervave te mineraleve te ngurta ne Shqiperi u be inxhinjeri model me vlera te pa zevendesueshme .

 

 

Kujtime nga puna me babin

Un kam punuar per nje kohe te gjate ne Sherbimin Gjeologjik Shqiptar ne departamente te ndryshme, takoja student kolege bashkepuntor shkencor, te gjithe me tregonin per punen dhe vlerat e tij. Ishte njeri i thjeshte dhe shum modest. Nje dite vij ne shtepi dhe I them mamit , “mami un nuk e paskam njohur babin tim”, ai qenka nje nje inxhinjer dhe nje petagog i jashte zakonshem. Ndihem krenare qe jam vajza e nje njeriu me vlera te medha.

 

 

 

 

 

Magbuli gjysh I ralle ‘ i vecante

Vajza ime e kishte nje petagog ne shtepi per shkencat ekzakte. matematik ,fizik, kimi. Kultivoj tek vajza virtyte dhe vlera te nje njeriu puntor te thjesht te dashur

Ne 1 Janar 2008 babi ndahet nga jeta, pas disa ditesh vajza me thote mami kam gjetur nje fletore ku gjyshi ka zgjidhur te gjitha ushtrimet dhe problemat ne matematik ,fizik, kimi. deri ne fund te vitit.

Un krenohem me ty babai im se ti ishe model si prind, si bashkeshort, si petagog ,si shok , si gjysh.

Je busulla ne jeten time .

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.