Kur bota fajin të hedh, ruaj arsyen,
por kur urrejnë,
urrejtje nuk ushqej,
kur shpifin për mua,
fytyra ju shpifërohet.
Kur armiku, mik më thotë,
asnjëherë s’do bëhet,
e vërteta vështirësohet,
të drejtën s’lejoj të shtrembërohet.
Zili bërtet, bërtet përbrenda,
shpirti i qan, zemra i plas,
kurrë fillin tim s’ka me e pas…
Vajza e preferuar e Zotit..
Më 21.1.2010 isha studente dhe Zoti vendosi, që pas aksidentit me automjet dhe qëndrimit për 13 orë në koma të më rikthejë te familjarët, miqtë dhe shoqëria ime të cilët u lutën për mua, që të qëndroj me ta pa kushte për të vazhduar aty ku e lashë.
Përfundova studimet për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, pasi me këtë lidhej dhe amaneti i gjyshit tim.
Gjuhën e shenjtë Shqipe ta përhap dhe ta zhvilloj aty ku është e nevojshme, se ka qenë e mbetet një nga treguesit më parësor që na identifikon si të barabartë para vendeve të zhvilluara edhe ta shohim si urë lidhëse në raport me gjuhët e tjera…
Ushtroj misionin që 8 vite në Prishtinë, por pikërisht sot 21.1.2020, rastësisht ndoshta kjo datë, pas 10 vitesh gëzoj licencën e mësimdhënësit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës.
21 janari dëshmon edhe Kongresin e Lushnjes dhe lidhet edhe me emrin e Ibrahim Rugovës.
Misioni im është të vazhdoj të studioj dhe të mësoj të tjerët pa u mërzitur.
Kombi im ka nevoj për mua dhe unë do të jem në shërbim të dy shteteve, pasi ai është themeli i tyre.🇦🇱🇽🇰
Jam e sigurt se nëse nuk do të isha e preferuara e Zotit dhe nëse nuk do të kisha përkrahjen pa kushte të familjarëve, miqve dhe shoqërisë, unë nuk do të isha në këtë pozitë ku jam tani për të vazhduar më tej…