Kjo periudhë e jashtëzakonshme është një sfidë më vete, sepse na ka ndryshuar totalisht stilin e të jetuarit, por më lumturon fakti se platforma elektronike google form, google classroom po funksionon shumë mirë dhe të gjithë nxënësit tanë janë të motivuar dhe të angazhuar në këtë formë të mësimdhënies.
Ato që po e karakterizojnë botën dhe njerëzimin janë ndryshimet e shpejta, si në shëndetësi dhe në teknologji.
Ndaj i gjithë stafi i shkollës së mesme të mjekësisë “Rezonanca”, bashkë me nxënësit, në ҫdo kohë këtyre ndryshimeve, po i përgjigjet me ritme të shpejta e cilësore.
Unë kam qenë e bindur, por edhe nxënësit u bindën se kemi potencial dhe kreativitet të njejtë me shkollat më të mira të vendeve të ndryshme të botës.
Nga kjo periudhë e jashtëzakonshme ne do të jemi më të mirë!
Një libër është histori për mendjen dhe një poezi është histori për shpirtin.
Mesazh sensibilizues nga maturantja e shkollës së mesme të mjekësisë “Rezonanca”, Xhenita Jaliu.
https://www.facebook.com/bruni.gossa/videos/2958083990897516