Elegji e shkurter e perkujtimores 29 vjeçare te largimit te parakohshem te nanes tone te dashur!
Nane! As une nuk e dita ashtu sikur dhe ti nuk e dite qe sonte 29 vite me paré ajo nate do te ishte e fundit qe ti do te frymoje. Po nese do ta dija çfare do te beja me shume perveçse doren tende do ta shterngoja fort ne krahnorin tim dhe do te mbaja akoma me shume nje dhimbje qe nuk do te sherohej kurre kur syte e tu frymen tende do ta shikoja te shuhej si nje qiri perpara syve te mi. Dhe pastaj ç’fare? Nè vend te imazhit dhe kujtimeve te bukura qè ishin te pakta do te mè lidhej nyje fryma e jote e kacavjerrun ne gjitha qoshet dhe skutat e shtepise aty ku edhe sot me duket qe ka ngelur hija e shpirtit tènd.
Sa here germoj ne mendje dhe kujtime a mos valle akoma gjindet diku neper ato frengjia te humbuna te kohes. Nane! Isha e re kur u perplasa me humbjen tende edhe pse nane isha bere dhe e kuptoja mire çdo te thoshte naaaannneeee!
Kurre se besoja qe do vinte ajo dite aq e shpejte ku trupi yt te ftohej dhe çehrja jote te zverdhej, syte e tu te mbylleshin, kembet te mpiheshin, duart te lidheshin mbi gjinjte e tu qe na ushqeve me gjirin me te embel ne bote, floku i zi si korbi te thinjej poshte tokes e dera e shpise mos te hapej mè kurrè mèngjeseve te hershème pèr te pritur dhe pèrcjellur femijet e tu, miqte dhe mysafiret e shumte qe kanè bujtur nè shtèpinè tonè pér aq vite me radhè.
Sa prita nanè qè ai lajm tè ishte veçse njè èndèrr e keqe e njè nate dimri tè acartè. Jo nanè ajo ishte nata mè e errèt e jetès sè atyre viteve sepse kisha humbur gjithshkanè time mè te shtrenjtè. Qava, bertita , u çjerra , u shtriva pèr tokè, qesha aktrova e gjithshka provova ato momente kur te gjeta te shtrire ne shtratin e vdekjes pèr te provuar veten se si do te perballoj atè humbje, por asgjè nuk ndryshoj.
Ç’do gje pèr mua ato momente ishte e vdekur, po po e vdekur edhe trupi Im po vdiste ngadalè dhe njè pjese te tij e more me vete ku e gropose njè herè e pergjithmonè aty afèr shpirtit tènd ku unè dhe ti ishim dy femrat e para tè asaj shtèpie te madhe nè mes gjithè meshkujve qè i mbante brenda.
Sa tè thirra sipèr atij arkivoli te ftohtè dhe kurrè mè s’tè ndigjova zerin tènd kumbues, sa kèrkova nje perqafim dhe njè bekim qè kishte kohè pa tè parè dhe sot mbas 29 vitesh e kèrkoj pèrsèri, por gjithshka more me vete pa hapur gojèn e vuajtjes dhe te rènkimit.
Ahh nanè sa e lodhur jam edhe sot mbas kaq vitesh te largimit tènd dhe vitet u kthyen ne mall tè djegur ku shpesh herè zbuten me lotin e permallimit te viteve qè ikin duke lènè gjurmet e heshtjes.
Nané ti ike shpejt por le shumè mbrapa qè kemi ç’tè kujtojmè duke qendisur jetèn tènde me penin e vuajtjeve dhe sakrificès pèr tè na rritur ashtu si ç’do nanè tjetèr nè kètè botè.
A mundet nanè me ekzistu fundi i fjalès dhe rreshtit per te shkruar dhe théné per ty nane? Jooo asnjèherè nuk kanè te sosur rreshti as fjala dhe nè pa fundèsinè e ketyre fjalève dhe rreshtave pèr ty oj nana ime po e mbyll kètè elegji te shkurtèr per ty e dashura dhe e shtrenjta nana ime qè kurrè nuk more hakun qé ke merituar duke menduar gjithmone dhe duke dhénè gjithshka vetèm pèr ne.
Kujtimet dhe fisnikerine tènde e germoj akoma e dashur nanè aty ku I mbolle dhe na le gjène mè te shtrenjtè pèr mos i humbur dhe harruar kurrè. Tè dua dhe tè kujtoj pèr jetè nana jonè e dashur, heroina jonè e vetme dhe e çmuar qè na fale gjakun dhe jetèn ashtu siç fal çdo nanè pér fèmijèn e saj! I PERJETSHEM KUJTIMI YT NANÈ È DASHUR DHE FALEMINDERIT PÈR GJITHSHKA QÈ NA DHUROVE NGA JETA JOTE ! ENGJELLI DHE SIMBOLI I MIRESISE NJEREZORE DO TE MBETESH GJITHE JETEN TIME! KRENARIA E NJE JETE NE PERJETÈSI!
1 Dhjetor. 2022.B. Malaj
Shqiperi.
“””””””””””””””
Drite na bente xixellonja
Per çati e zgjodhem hanen
Kur ma vune n’gisht unazen
Buz’t e tua nxirrnin flake
Per here t’pare u pame at natè.
Drite na bente xixellonja
Mbi gjoks tim t’rreshqiste dora
Buz’t e mia fill u njomen
Puthjen tone lule e mbollèm.
Sa shpejt djale ndrroj melodia
Kur t’shterngova ne krah’t e mia
Nuk e di qysh m’humbi mendja
N’zemer tande u futa m’renda.
Kur me pyete se si ndjehem
S’kisha force ty te rrefehem
U dorezova krejt u çudita
N’zemren tande shtatin e rrita.
Kurr su ngope me rritjen time
N’zemren tande m’bane therrime
Me therrime e grimca t’vogla
Peshon rande sa e gjithe bota.
T’ruaj unazen at nate qe m’vune
Zemra ngjan stuhi fortune 
Ajo nate zgjati nje jete
Midis nesh ndarje s’do t’ket.
Dhjetor.2022.B.Malaj.
Tirane.