8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Bukurie Binjaku

 

NJË SHPIRT MIRËSIE…
ME VEPRA TRIUMFON!

Aty ku shpirti tjetrit, tej i theron
E cënon mbi plagë, pa mëshirë,
Një shpirt lakmues, di e lëndon,
Se njeriu i lig, simbol ka ligësinë.

Pa të drejtë përgjëron e kritikon
Aty ku s’të takon, gjuhën e zgjat,
Por sa ndjej dhëmbje e di një Zot,
Nëse paragjykon, vetë bie në lakth.

Zoti ka dhënë, radhë trashëgimisë
Çdo shtëpi e di vetë, se ku i pikon,
Kur je i huaj, fjala kurrë nuk të bije,
Lakmi gllabëruese, veten e dënon.

Të kam lënë një Zot, aty ku besoj
Se e kam në shpirt, më jep tej fuqi,
Kush lëndon, vetë do i derdhë lotët,
Zoti gjyqi më i lartë, me plot mirësi.

Jo nuk i trëmbem të ligut asnjëherë
Se me heshtjen time kujton se fiton,
Kapelen e tij kurrë, në kokë nuk e vë,
Një shpirt mirësie, me vepra triumfon.

Bukurie Binjaku. 16. 2. 2020. GREQI.

RESPEKT EMISJONIT…
“DUA TË BËJ TË LUMTUR”

Shoh “Dua të bëj të lumtur”
Këtë emisjon, lotuar ndjek,
Eh dy motra rëndë sëmurë,
Në karroca në moshë të re.

Ato kur lindën, ishin mirë
Babai ikte-vinte në kurbet,
Familja e gëzuar lumturisë,
Vajzat asaj kohe ecnin vetë.

Një ditë njëra, befas papritur
Mësues-nxënës shqetësuar,
Prerë gjunjët, ra pa u ngritur,
Nënë e baba, ehhh pikëlluar.

Eh sa keq, që kjo nuk u mjaftoi
Motrën tjetër sëmundja lëndoi,
Prindërve qielli u ra, mbi kokë,
Babai në kurbet, natën udhëtoi.

Populli ynë, me shpirt të madh
Me këtë fatkeqësi solidarizuar,
Emisjoni ndihmoi, makinë u dha,
Me taksi familja i kish ndihmuar.

Kurrë në jetë mos u qajë o njeri
Shëndeti rënë, kur sheh të tjerë,
Prova Zoti i jepni shpirtit mirësi,
Ndihmo i bën të lumtur pranverë.

Bukurie Binjaku. 16. 2. 2020. GREQI.

LUTU ZOTIT PËR MËKATIN TËND!L'immagine può contenere: 2 persone, tra cui Bukurie Binjaku

S’ka njeri në botë, pa mëkat
Askush kurrë, s’lindi perfekt,
Dikush shumë, kush më pak,
Lum kush beson, Zot në jetë.

Për mëkatin ndërgjegjësohu
Nganjëherë pa dashur i bërë,
Lutu Zotit të falë e qetësohu,
Pastërti shpirti, Diell mbi rërë.

Kush thotë, se nuk bën mëkat
Gënjen veten, shpirtin rëndon,
Si pasqyrë jeta, vetë i ka parë,
Një ditë shpërblim t’a dërgon.

E sheh veten, pse je bllokuar
Në ato momente vështirësie,
Unë të studjoj, vargut shkruar,
Më vjen keq, me shpirt mirësie.

Askujt mos i bëj paragjykim
Ashtu sikurse ti, njerëzit janë,
Mëkatin largon ndize një qeri,
Kur ndihmon, bëje me shpirt.

Bukurie Binjaku. 15. 2. 2020. GREQI.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.