16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Bukurie Binjaku

SHPIRTI DASHURI E SOLIDARITET!L'immagine può contenere: Bukurie Binjaku

Akoma në këto momente
Që kalon, mbarë njerëzia,
Si po bëni, mbyllje zemre,
Tërë përfshirë, fatkeqësia.

Kjo sprovë, mjaft gjigante
Që ka të bëjë dhe me jetën,
Luftë pa zhurmë e madhe,
Eh e mori, mbarë planetin.

Pse ngrini, çmimet në qiell
Këtë virus a s’po e kuptoni,
Shpirti dashuri e solidaritet,
Më shumë se kurrë ndihmoni.

Njëri-tjetrin, ne të mbrojmë
Si të familjes sonë pjesëtarë,
Më tej se virusi, po sulmojnë,
Si i ngritët çmimet, kaq lart?!

Kjo gjë nuk i shërben askujt
Sfidat një provë, për t’u afruar,
Ndihmën që sot, ti i jep dikujt,
Paqe Zoti vjen, te ne e bekuar.

Bukurie Binjaku. 17. 3. 2020. GREQI.

VËR DORË ZOT I MADH!

Një mikrob i shëmtuar
Ç’e mori botën mbarë,
Në katër mure izoluar,
Por i varfëri ç’ka të hajë.

Eh ndjehem e shqetësuar
Se çdo gjë, po paralizohet,
S’jetohet kurrë, pa punuar,
Kjo botë zjen e përvëlohet.

Sa do zgjasë, kjo s’e dimë
Për pak ditë, e quaj lehtë,
Për më shumë, bërë krizë,
Si do ia dalë, njeriu përtej.

Kush e hodhi a nga erdhi
Popujt mbarë, si skllavëri,
As në rrugë, askush s’del,
Virus vdekjeprurës ky i zi.

Zotit lutem me gjithë shpirt
Na hap rrugë, që të jetojmë,
Vër dorë Zot i madhërishëm,
E vogël jeta, ne t’a gëzojmë.

Bukurie Binjaku. 16. 3. 2020. GREQI.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.