22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

BUKURIE BINJAKU

 

BIOGRAFI E SHKURTËR E POETES BUKURIE BINJAKU

L'immagine può contenere: Bukurie Binjaku
Bukurie Binjaku është lindur e rritur në fshatin malor Gjinar (Elbasan), i cili ka qenë dhe është pikë turistike. Rrjedh nga një familje fisnike. Ka pasur dy prindër të shkëlqyer punëtorë, bujarë e të ndershëm. Në vendlindje mbaroi shkollën tetëvjeçare dhe të mesmen bujqësore.
Në lëndët gjuhë e letërsi ka qenë e shkëlqyeshme, sikurse edhe në të tjerat. Por zemra për gjuhën dhe letërsinë i rrihte më shumë.
Për shkaqe ekonomike nuk mundi t’i vazhdonte studimet.
Në moshën 18-vjeçare së bashku me familjen u shpërngul në një fshat në periferi të qytetit të Elbasanit, që quhet Hajdaran.
Në moshën 24-vjeçare u martua dhe sot ka tri vajza. Në vitin 1997 mori rrugën e mërgimit në Greqi, për një mbijetesë nga varfëria e asaj kohe. Gjatë gjithë kohës ka jetuar e jeton në qytetin Katerina të Greqisë.
Krijimtarinë dhe këngën e ka pasur pasion që nga vegjëlia, por për shkak të kushteve të vështira ekonomike, qindra poezi i mbylli në sirtar.
Sot, meqë iu dha mundësia e teknologjisë së përpauar, ndihet e lumtur që mund të shpërndajë dritën e shpirtit të sajpoetik e krijues.
Librat e botuar:
“Drejt teje”
“Rreze të zjarrta”
“Mall mërgimtari për atdhe”
“Në portë të qiellit trokita”, dhe
“Me ëndrra plot”.

MIRËSITË SHPIRTIT T’I MBLEDHIM!L'immagine può contenere: 2 persone, tra cui Bukurie Binjaku

Pranë dritares, loti derdhet
Shpirti trishtuar o pranverë,
Si në vjeshtë, duken gjethet,
Ehh bijen poshtë e zverdhen.
Njerëz pa faj, të karantinuar
Zjarri kur merr, s’pyet ç’djeg,
Bota në shpirt, fort varfëruar,
Pa zhurmë e pa armë të vret.
Dhe foshnja, në bark të nënës
S’po gjen rehatë, të dalë gjallë,
Te dritarja, nën dritë të Hënës,
I lutem Zotit, me shpirt për ta.
Loti mbi dritare, sot ka ngrirë
Pena e lodhur, për të shkruar,
Shpirti kërkon, ditë më të mirë,
Na e dhëntë veç Ati Zot bekuar.
Ç’është filluar, një ditë mbaron
Dhëmbjen në forcë e kthejmë,
Se dimri s’mban përgjithmonë,
Mirësi shpirti, na sjell pranverë.
Bukurie Binjaku

. 24. 4. 2020. GREQI.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.