14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Bukurie Buçpapaj

DASMA E BASHKIMIT…
( ka fillue)
1-
Shqypni, prej dashnie t’thirra,
Me za shpirti t’përmalluem.
Vargjeve t’mia, bojë loti m’u ba,
Herë e keshun, herë idhnuem.
2-
Vuajtja jote asht mallkim,
Për mu, për çdo shqiptar.
Po zgjohu ma, o populli im,
koha asht për bashkim kombëtar!
3-
Në andrra t’mia vijnë bijtë e mi,
K’jajn me mue të trishtuem.
E dhamë jetën për ty, Shqipni,
Gjaku, amaneti, nanë, u harruen.
4-
Mos u dorëzo nanloke sokolesh,
Vijnë pranverat përsëri.
Atëherë, ftyra jote ka me kesh,
Kur të jemi nji komb, nji Shqipni.
5-
Bojë e kuqe m’ u ba pena,
Gjaku i bijve jetësohet n’varg.
Ne jemi shqipe me dy krena,
Bashkimi jonë nuk asht larg.
6-
Zoti i madh s’na e tret gjakun,
Se vet ai na krijoi të pandarë.
Madhështia e tij e merr hakun,
Se në trojet e tona u lindëm t’parë.
7-
Në nji flamur, në nji atdhe,
Mblidhen copat që na i kanë ndarë.
Festë e madhe mbi mëmëdhe,
Dasma e bashkimit ka nis me ardhë.
8-
Lum ai, që do ta shoh e përjeton,
Bashkimin e vllezërve shqiptarë,
Në një himn rreth flamurit tonë,
Besa – besë e të pandarë.
Bukurie Buçpapaj
24. 4.2022.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.