DY SHQIPONJA MBI KATAR.
Në atë Katar shkreptiu rrufe qielli,
Ylber ka zbrit në fushë të gjelbërt,
Fort godet luani ,Gjerdan Shaqiri,
Botës i tregon kush janë , Ilirët .
Atje larg në Katar u ndez flaka,
Dhëmb për dhëmb me Serbi,
Ndal u Shka , se jam Granit Xhaka,
Gjak Ademi kam n’vena t’mi.
Gjerdan ka emrin , diamant me vepra,
Hak e ka emrin si shkamb ,Graniti,
Kësi djem, rrallë lindin këto dhena,
Lum ajo nanë qê ju lindi e të rriti.
Krenohu nana jonë Shqypni,
Me djemt e tu sy shqiponjë,
Për ty e japin jetën me krenari,
Armikun e shqyejnë me thonjë.
Këta dy shqipe me emrin Shqiptarë
Na bajnë të jemi kaq krenarë,
Në gjakun e tyre vlon atdhedashuri,
Jetojnë nëpër botë frymojnë kuq e zi.
Djelmosha sypatrembur bijt e Arbërit,
Me trung , rranjë gjak ,farë e fis,
Keni dashurinë e çdo Shqiptarit,
Se na e zbardhët faqen e historis.
Autore
3.12.2022.
“”””””””””””””””””
DASHNIA NUK ASHT
MATEMATIKË.
Rëndë e akuzuan zemrën
Me njëmijë akuza pêr fat të keq ,
I dëgjoi e pabindur aq sa folën,
Rebeluar nuk dëgjonte për dreq.
Më dhimbseni, ju flisni kot,
E tillë jam tha -nuk kam llogjikë,
Në fund të fundit i madhi zot,
Më krijoi të tillë rebele dhe pikë.
Ju mirë e dini se:
Dashnia nuk asht matematikë.
Autore
2.12.2022.
“”””””””””””””””
TË RROSH, APO TĒ VDESËSH.
Në shtetin tim , në shtetin tënd ,
Vriten njerzit si kafshët pa frikë,
Askujt si plas , askush nuk zë mend,
Vrasësi lirohet me pare a me mik.
Ti vdis , nuk ka gjë nga kjo botë ikë.
Ai të jetoj të vrasë nga një çdo ditë
A nuk ke frikê,një ditë të vjen radha ty,
Karma kthehet e bjen si rrufe mbi kry.
Në vendin tënd , nê vendin tim
Vrasësi e blen lirinë ,me çdo çmim,
Ani s’ka gjë , që vriten gra e fëmijê,
Ne të vdesim ty tu baft dita njêmijê.
Se shteti nuk mbron, nuk jemi të lirë,
Të rrosh apo të jetosh në këto kohra,
Këtë pyetje nuk di ta parashtroj mirē,
Aq mizore e pamēshirshēme asht ba bota.
Qiejt e mirësisē janë mbush plot me:
djaj e korba.