ENGJËLLI DHE UNË
(Mos më gjyko)
BY:Zj Softa
Një natë tek po flija,
një engjëll më shikonte
Hyri në shpirtin tim
dhe nisi t’a eksploronte
“Dil -i thashë,
mos udhëto në shpirtin tim
Do humbasësh rrugën
e s’do gjesh dot shpëtim .
Dil nga ky shpirt i paeksploruar
Dil nga ky lëmsh i ngatërruar
Mos më gjyko mua se nuk jemi njëlloj
Ti je engjëll e unë jam njeri dhe gaboj .
Jam njeri që gaboj, më falin dhe i fal
Ndaj të lutem largohu,
boll më gjykove me fjalë
Është e lehtë për ty, të më gjykosh
Qëndro me mua në tokë,
ferrin dhe ti t’a provosh !
(Buqa Softa)
KRAHËT E SHPIRTIT
BY:Zj Softa
Shpirti krahët ka lëshuar
Dhe drejt teje fluturon
Si një harabel i hutuar
Që folenë e tij kërkon.
Vetëm engjëjt mund t’a masin
Rrugën e shpirtit deri tek ti
Vetëm ata mund të flasin
Sa më mungon ti se di.
Shpirti im rend tek ti
E shpirti jot rend tek mua
Kurrë s’jemi në vetmi
Se shpirti shpirtit i thotë “të dua”.
Ti jeton me shpirtin tim
Me shpirtin tënd jetoj unë
Ti më thua “shpirti im”
Unë të them “të dua shumë”!