8.5 C
Tiranë
E premte, 8 Nëntor 2024

Buqa Softa

 

UNĒ JAM LULE QË DUA DIELL
BY:Zj Softa..L'immagine può contenere: Brooklyn Ny, in piedi, barba, oceano, scarpe e spazio all'aperto
Lamtumirë më the por s’e besova
Arsyen kurrë s’e mësova
Më le mua këtu me kujtime
Me zemrën copë të bërë thërrime .

Ti s’më le arsye të pres
Jetoja në kohën e shkuar pa shpres
Me kujtimet e bukura të dashuris
Dhe imazhin tënd që e doja cmendurisht.

Do t’lulëzoj në vend tjetêr
S’mund të thahem në hijen e vjetër
Unë jam lule që dua diell
Të shoh dritë edhe qiell.

Nëse një ditë do t’më kërkosh
Vendin tim do t’a gjesh bosh
Mungesën time kur t’a ndjesh
Në kujtime do t’a gjesh.

Kujtimin tim ti mban me vete
Dhe unë tëndin atje ku mbete
Si bozhur në shpirt do t’mbesin
Deri ditën kur ne të vdesim .

Se dashuria nuk harrohet
Është e bukur kur përjetohet
Pak rëndësi ka përfundimi
Kur i bukur mbetet kujtimi !
(B.Softa)

PËRSHËNDETJE!
Zj Softa
Jam poete elbasanllije
Bëj poezi dashurie
Bëj dhe poezi gazmore
E kam mendjen pjellore
Bëj për të qarë e për të qeshur
Me të qeshur e me të ngjeshur
Poezitë i qaj me lot
Ndonjëherë ja fus dhe kot
Komentoni çfarë të doni
Veç në fb mos mungoni
Do t’ju them një sekret
Pastaj bëni siç dini vet
Në mesengjer nuk bëj shok
Kush të dojë t’më bëjë bllok
Ju kam xhan, ju respektoj
Dhe nga zemra ju falenderoj
Zoti ju bekoftë
Paratë ua shtoftë
Ju uroj shëndet e jetë
Jeni mrekullia vetë💎!
(Buqa Softa)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.