“””””””””””””””””””””””””””””””
UNË DHE KUNGULLESHKA
Kungull sot e kungull mot
Moj qeveri të qafsha me lot
Kungulleshkë ishe dhe kungulleshkë mbete
E ke bëre popullin të flasë me vete.
Moj kunguleshkë që s’dëgjon e s’kupton
Ç’të bëjë pensionisti me një pension?
As ilaçet dot nuk blen
Gjumi natën se zë, koka i zjen.
Të papunêt janë shtuar shumë
Nëpër kafe bëjnë zhurmë
Zihen për kunguj e kungulleshka
Për peshkaqenë dhe për breshka.
Qeveri moj kungulleshkë
Të rinjtë prindërve u kërkojnë lekë
Për tu veshur dhe për ajfona
Nëpër kafe deri në orët e vona.
Qeveri moj të bëfsha gropën
Hapi sytë dhe shiko pak botën
Qeveri me kunguj e kungulleshka
Të ka zënë dhjam veshka!
Qeveri moj të bëfsha gropën
Mallkuar qofsh që t’a dhamë votën
Kungulleshkë që bën hije kot
Policia është instrumenti jot.
Kungulleshkë të bëfsha gropën
Fshatari s’ka bar të ushqejë lopën
Është mbushur vendi me hashash
Qesh nga marazi se po pëlcas.
E ç’të them më shumë unë e shkreta
Si gjithë të tjerët dhe unë mbeta
Bëj protestë por askush s’më dëgjon
Se kungulleshka s’më kupton.
Kungulleshkë mos të mbiftë fara
Ngado shkoj më del përpara!