9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

“ÇAMËRIA, PISK I ËNDRRËS,, të autorit prof . Namik Selmani

Fjala pershendetese e poetit “LULASH BRIGJA”

Organizuar .nga Shoqata Atdhetare Malësia..

Të nderuar të pranishem Mirëseerdhet në ketë promovimin libri . Mirëseerdhet në ketë prezentim dhe takim me poetin , professorin, publicistin kritik leterar dhe studiues i folklorit z Namik Selmani.. Mirëseerdhet dhe ju falenderoj që jeni pjese e një takimi letërar sepse pak kan mbet , e pak po rriten dashamires të librit dhe poezise..
Ndihem i vlersuar që sot me jepet rasti që të takoj ketë presonazh te spikatur dhe të nderuar te letersise Shqipe dhe asaj Çame ne veçanti . Falenderoj organizatoret kane përzgjedh mua qe të jap opinionet e mija rreth librit ” ÇAMERIA BISK I ËNDRRES ,, te z Namik Selmani.
Unë që te jem sa me i kuptueshëm ,mo’s të përserit ato që u thane nga koleget parafoles , që mos të marr shume kohe dua te citoj dhjete pika. dhjete arsye pse ky poromovim libri është një eveniment për tu vlersuar dhe pse ky autor është i veçantë dhe i vlefshem për ne dhe lexuesin e Shkodrës dhe Malsise.
1. Ky promovimin i librit dhe ky prezentim i një poeti kaq të njohur është një vlersim dhe një fat për Malsine e Madhe . Prandaj falenderimi i shkon Shoqatës Atdhetare Malsia me kryetar Mjeshter i Madh prej pak ditesh edhe Qytetar Ndëri i Malsise z ILMI KURTI. Duhet vlersuar fakti që vazhdimisht po sjedh në Malsi dhe në Shkodër poet artist figura te spikatura nga gjithe Shqiperia nga Trojet Shqiptare dhe diaspora .
Ky takim që zhvillohet ne kuadrin e 110 vjetorit te të Pamvarsise do të gëshetohet edhe me element te tjerë artistik , Nje Bravo e madhe për organizatoret.
2. Autori i librit ”ÇAMËRIA PISK I ËNDRRES. ,,. z Namik Selmani është shume i njohur shumë i vlersuar.( 53 tituj librash nga të gjitha zhanrret) dhe nuk vjen këtu për tu promovuar .por vjen për të nderuar për të respektuar lexuesin dhe krijuesit e Shkodrës dhe Malsise .sepse siç do ta citoj me poshte historia jone dhe ajo Çame por edhe këndveshtrimi poetik i Malesive te Shkodrës dhe Çamerise të z Namik. ka shume ngjashmeri dhe pika te perbashkta. Prandaj ketë takim unë e quaj. të vlefshem si per ne dhe per autorin.
3 Veçantia e trete futet direkt ne temë .Unë asnjehere me pare nuk kisha lexuar kaq poezi dhe lirika Çame. Kam njohuri dhe kam lexuar histori ..Libri qe po promovojm sot është Antologji e autorit një sinteze e përzgjellur e Tij
nga librat e shumte që ka botuar .pra është mjalti i mjaltit shumica jane poezi pikante por ne pjesen e dyte kemi disa TREGIME dhe ESE dhe mbyllet me opinjone nga presonazhe të njohur miq dhe bashkëpuntor te autorit..
4 – Çka mesova unë duke lexuar ketë liber dhe pse duhet qe edhe Ju ta lexoni librin dhe librat e autorit ..Kjo është nje Antologji për nga klasifikimi leterar por unë do ta cilsoja nje. ” Liber ilaç ,,
Them ilaç sepse ky të shton oreksin për të lexuar me shume për Çamrine për të lexuar të tjera libra të autorit .por të nxit edhe etjen për të shkruar…
Objektet dhe subjektet e poezive që lexova i kam takuar dhe i takoj edhe këtu që është Dukagjin ose Malësi pra ngjasojn shume me vendlinjen e autorit që quhet Çameri.,
Them është liber ilaç stimulant ose katalizator sepse nga fillimi deri në fund libri ka një fllad poetik me figura leterate që rrin pezull mes dialektit dhe ndjenjës .Aty lexon shumë gjera të bukura dhe të gjetura artistikisht dhe menjeherë thua .. Ky e paska pa me syte e mi ketë gja. .! .Ne shumë lirika të duket se autori te ka vjedh mendimin .pra këtu qendron Arti dhe vlera e vargut.
5 Tek pika pese do të trajtoj se ku ngjasojn Çameria dhe Malesia ose Dukagjini…do citoj disa vargje te një poezie pastaj ta spjegoj sipas këndveshtrimi tim,
Ulu mal të shoh Kastrine se kam vite pa e pare
Erdha mbledhur ne çetjane tani jam nje thinjebardhe.
Ulu mal të shoh Kastrine e Ti them një amanet
Se shqiponja zemërdlire pa të pare kurre s’ vdes
Ulu mal se dua diell të shoh zogj në fluturim
Dua te mbledh një grusht me yje që Ti hedh mbi Çamërine…Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Sa e ngjashme kjo me Malesine tuaj me Dukagjinin tim ( Malsia, Çamëri Dukagjin Has jan toponime qe kan mbet sepse ato jane krahina …) .sa nuse bija tona mbeten matan kufinit .sa mall kishim dikur nga Bjeshka me pa Plaven Gucine . Tuzin Ulqini..edhe me e rënde është tragjedia Çame
6
Një tjetër fakt i bukur me ka lene shije te mirë është perfshirja e figurave historike te Zones.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe i ulur
Përjetësimi i tyre ne poezi dhe proze është nje tjeter vlere e shtuar e krijimtarise presonazhe të tille si Ali Podrimja , hoxhe Hasan Tahsini , Osman Taka..Muharrem Rushiti
Çelo Mezani. ..Poeti disident Bilal Xhaferri..pa shkuar me larg deri Pirrua Bubulina apo Dora D’Istria….Pra duke lexuar ketë liber te duket sikur po fluturon mbi Çameri dhe po sheh një ëndërr historike prandaj ndoshta edhe libri quhet Bisk i ëndrrës..!Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
7. Autori vjen me një formim te jashtzakonshem dhe prevoje te malle krijuese dhe gjuhesore .leksiku i fjaleve puro shqipe të gdhendura në poezi shpesh të bën të ndihesh sikur je përball nje nuse të bukur Malesore ose Çame të veshur me kostum Kombëtar. Sidomos lirikat e kane te theksuar ketë gjë ndaj po citoj një prej tyre.
“Moj kaleshe Janinote
Po të pres ty tek burimi
Mos me pe ne ënderr sonte
Tek te puthja ballin , gjirin…
8 Veçantia tjetër qe me ban mua pershtypje të gjitha. për shekuj me rralle po largohen nga ky vënd per te gjetur Parajsen. diku larg ne Europe ose Amerike por te gjitha nga atje vuajn për .ato që i kishin këtu dhe nuk i kan me..? Ndoshta është instikti njerzor që një pasurie që e kemi t’ja dime vlerën vetëm kur e humbim ..Ndaj edhe tema e mallit per vendlinjen është shuuuuume dominante te krijimtarine e autorit..Vargje për Ullinjte e Gumenices për pulbardhat e detit. për sokakun e për plakun…? .Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe njerëz në këmbë
9 .Tek pika e nente dua te flas pak për tregimet qe jane ne fund te kesaj Antologji .tregimi si gjini leterare nuk është pasion imi por me duket se as e autorit por nga deshira per te ruajtur te shkruara disa kujtime apo disa perjetime që poezia nuk i ze dot autori z Namik ka përdor tregimet…Mund të jetë një imazh i 1 person
Por pas tyre ne fund te librit jan disa opinjone nga miq dhe presonalitete te Arti dhe kulturës Kombtare ..Kur i lexova ata thash me vete sa vone e paskam takuar porfesorin dhe poetin Namik Selmani ..
Urime profesor te Uroj jete të gjatë dhe Faleminderit që ishe midis nesh sot…
10 . Ndoshta Ju duket se u zgjata por me pak se kaq me mire mo’s me fol hiç
Prandaj Pikën e fundit po e përmbledh me dy fjalë
Faleminderit dhe u takofshim sa me shpesh ne aktivitetete si ky …
Lulash Brigja …26 nentor 2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.