Fabula
PESHKU DHE IRIQI
Thotë peshku ashiqare:
– Ti o mik, s’njeh detin fare.
Iriqi i tundi kokën:
– Nuk më thua,
Po zotrote,e njeh tokën?
BUKA DHE SAÇI
Buka tek futej në furrë,
I thotë saçit:- Ti gjithnjë më del në udhë.
U gjegj saçi urtë e butë:
– Unë për ty digjem moj bukë.
GURI DHE LLAÇI
Guri me murin u ndeshs:
– Çdo llaçi këtu mes nesh?
Foli llaçi në gurë shtrirë:
– Vij tek ju t’ju lidh më mirë.
“””””””””””””
Epigram
Flet për veten,ke që mbrëmë,
Se ke qenë dikush në vite.
Nuk të thonë si ke qënë,
Por si je,i dashur Like.
“””””””””””””””””
Fabula e sotme
KËNGËTARI DHE SPEKTATORI
– Sa për këngë kam arritje,
Dhe që kam zërin e çjerrë.
Më bëjnë shumë duartrokitje,
Sa herë kam ndonjë premierë.
– Tek ti shohim, o vëlla!
Tekstin,zërin edhe ritmin.
Nëse ovacione ka,
Mezi presim që të ikim.
“”””””””””””””””””
Epigram
NJË DUHANXHIU
Duhan me çibuk,me llullë,
Pi o mik edhe mendohe.
Po ti s’do të plakesh kurrë,
Se do vdesësh para kohe.
“”””””””””””””
GJIROKASTRA
Kërkim për ty s’bëra,
Se i ke të gjitha.
Mbi tokë ke zëra,
Nën tokë ke klithma.
“””””””””””””””””””
EJA TI AJLA !…
Eja ti Ajla ,dil përpara ,
thirri mësuesja flokëverdhë.
Thuaj ca vargje si gruri në ara,
të blerojnë si grurë i mbjellë.
Dhe Ajla doli me vargjet në gojë,
ajo,mësueses dhe këtë herë s’ja prishi.
Këto vargje mësuese,s’më bëjnë me drojë,
këto vargje i bëri mbrëmë gjyshi.