11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Çano Nora

Dy fabula: 1.MERIMANGA DHE FSHESA

Merimanga i tha fshesës një natë:

– Nuk më sheh se si në mure,

I end fijet poshtë e lartë?

U hodh fshesa:-Mike çflet!
Bën pis muret cep më cep.
Ndoshta end fije siç thua,
Por më hap telashe mua.
2.FERRA DHE TRËNDAFILI
Një ferrë e ekspozuar në një shpat,
Një ferrë me gjëmba të shëndetshëm,
Shponte kë kalonte poshtë e lartë,
Sado që ata ishin vet të kujdesshëm.
Dikush tha:- Je vet fajtore,moj ferrë e ngratë!
Sa që dhe kjo fajin ndjeu.

– Jo,jo! – i’a ktheu trëndafili pas pak,

Fajin e ka kostari që s’e preu.

“””””””””””””””””””””””””””””””

Epigrame: 1.SERVILI
Para shefit,jo nga pesha,
Përkulej sa bëhej urë.
Ikën shefa,erdhën shefa,
Mesi s’ju drejtua kurrë.
2.PELLGU
Thoshte pellgu jam det,
Jam liqen,akuarium.
I’a ktheu burimi çflet?!
Ti s’renditesh as në fund.
3.NJË SHKENCËTARI
I drejtuan pyetje lumë,
Për temat shkencore që kish bërë sivjet.
Ca zëra thanë:- Ka bërë shumë,
Po asnjë s’ka vënë në jetë.
4.DOLLAPI

Sado i lartë që të jesh,

Me zbukurime të rënda.

Veçse vlerë nuk do kesh,

Për aq kohë që s’ke gjë brënda.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.