13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Cesk Gjoni

 

ESHTE DHE NUK ESHTE . .KESHTU …DASMA TRADICIONALR.E ZADRIMES.ZADRIMA - *Dasma Zadrimore* Guri i ZI, Shkoder. - a photo on Flickriver

 Pal Marashi nje koleg pune ne hidroçentralin e Komanit ka te regjistruar ne celularin e tij nje shkurtes me pamje te nje dasme ne prag te daljes se nuses ne Rragam ne njesine administrative te Gurit te zi te bashkise se Shkodres.. Aty degjohet e shikohet nje kange korale e kenduar nga dasmoret e dasmoreshat e pelqyer ne degjim dhe e kandshme ne shikim.. Aty eshte nje kor krejt spontan por te dukej se kishte nje regji professionale e teper e kualifikuar … Dasmoret hynin te paret ne rrjeshtat e kanges e grania jua pritte e jua mbante andej nga mesi i rrjeshtit te gjitha me nje za e si nje za kanarine krijionin ate harmoni zerash kombinativ qe” hajde hajde”sa ta kishte enda per ta shijuar kangen ne ate mase sa i thashe Palit ta perseriste nja dy a tre here… Ajo qe te dhuronte me teper pelqyeshmeri shikueshmerie ishte ne faktin se nje grup te rinjsh shoqeronin kangen ne nje valle sikur te ishin balerin te vertete.. E nuk degjuam si ne keto vite e dite te sotme nga te rinjte apo te rejat ato piskama me O..U…A… qe te çjerrin timpanin e veshit e nuk shikonim ato gishta gjer ne gargalac te fytit per fishkellima gjer ne ” kupe te qiellit ” aty ne oborre ku nuset pergatiteshin te dilnin e.keshtu dasma humbet rrjedhen ..e iken nga tradita Ishte nje mesuese nga Shkodra. Terezina Shtjefni I.thonin..Ajo per hir te ruajtjes se tradites me regji te persosur te operatorit Paulin Vukaj( asokohe si para 20 e disa vjeteve si pergjegjes transmetimi ne Tv Rozafa te Shkodres )regjizoi dhe arrijti me shume sukses nje dasem tradicionale te Zadrimes po ketu ne Rragam Bahet.perpjekje dhe organizohen enka te emertuara si dasem.tradicionale shfaqje kulturore ne skenen e natyres sepse skenat e vatravet dhe ,shtepiavet te.kultures dhe.madje nje pallat kulture simbol.ne shkalle republike ne Dajçte lezhes jane fshire nga faqja e dheut sa edhe ne ” deftere” nuk I gjen dot.. Po.kjo.asht nje teme me vehte Ne kete skene te natyres ne nje.lendine te Hajmelit apo te Gurit te Zi ne nje ane te Shkodres apo ne Mabe e ne Dajç ne nje ane te Lezhes ishte karakteristike shume e veçante pamja mahnitese me veshjen zadrimore brilante ane e matane vendit. Me laxhyhera e serm,..lare diku me ar e diku me serm rregexhime te varura ne gjoks te nuses qe kur hidhej kamba tingellonte ritmikisht melodija e tyne … qendistari ojna ojna ne bojna ylber.dhe .rizake te bardhe si debora e te verdhe safi ari..kemisha me ana e harkat te gjalla.. E.. djelmosha te rinj me “cakcir e xhurdi ” sillnin ” ansamblin”e bukurise mahnitese te asaj kohe e shendritnin me teper se rrezja e diellit ne ditet e sotme.. Po.ne kahjen ku eshte tradita e dasmes Zadrimore dhe me ate cfare shikojme ne yuotube ehuha..ka elemente shume te munguar qe e bajne kete dasem disi te cunguar e nuk vjen e plote ashtu siç ishte. Ja..kostumi I nuses..Shikohet.Duvaku I kuq – shenja me treguese e dasmes se kahershme ne keto ane.. Boll bukur deri ketu po ajo nuse dikur ne brezin shterngues te belit ka.patur as me pak e as me shume se 12 shamija shumebojshe 6 e nga 6 te varuna ne te dy anet e brezit dekoruar ngjyra ngjyra ne qendistari..E. ky element etnografik I.munguar asht’si te jete pellamba e dores pa gishtin evogel…. Krushqit dalin e nusen e.marrin… Po aty ne ” ndarje ” te krushqise eshte harruar nje elemement tjeter i.tradites siç bahet thyrja e shishes se rakis se krushqevet per te thyer te “keqen” ne jeten e ciftit Bukur.nusja me duvak…Po ai kali I nuseris ku asht ku asht ai gjoku I bardhe…(?!).Se i ke thane dasem tradite…. E nuset asokohe keshtu kane udhetuar e me pas erdhi karroca e ne te rralle kaloshina vetem per ato dhendur sejmen e zenjina…. Kerkova ti shikoja ..po ato I gjeta vetem ne kujtesen time⁵ Eshte ndezur kanga gjate udhes bile me kange qemoti.. Me kangen per hir te vertetes kishin arrijtur traditen po ne formacionin orkestral çalonte disi gjetja…e tradites se pertejme Eshte kujtesa e njerezve burimi i tradites dhe orkestrina me ate qemane( se keshtu I thonin violines dikur motit) fizarmoniika dhe dajreja ishte pasuruar se tepermi.. Se ..per ta.ndezur hengun asokohe jane shfryrezuar edhe mjetet rrethanore siç jane luget e aluminit ose te drunjta ndertuar e pershtatur enkas per dasem ku mjeshtri instrumentist krijonte nje ritmike te harmonishme ne shoqerimin e kanges apo te valles.. Gjate udhes se krushqevet mumgonte edhe ai gjyveri.Keshtu i kane thane lajmesit qe zakonisht caktohej nje çumrrak . lajmesi me I pare qe thirrte” ” Erdhi.nusja “.. Ishte nje “gur mozaiku” me teper ne kolorin shumeplanesh te dasmes se Zadrimes Tham shumeplanesh se dasma tradicionale e keaaj treve nuk eshte te kendosh e te kercesh apo te ekzpozosh veshjen e Zadrimes qe ishte.me te.vertete.nje panair e shkuar panairit…

Dasma tradicionale e Zadrimes kaq aq elemente sa vijne si ato shiritat e floririt ne” trupin” e nje kaloresi madje te atij kaloresi te arte.. Ke te marresh e ke.te lèsh me pare. Prandaj trupa realizuese qe.e kane hedhur ne yuotube imazhin e saj dhe e kane emertuar TRADITA E DASMES ZADRIMORE duhej ti neneshtrohej me teper nje regjie profesionale se sa.nje spontanitetit te rastit.. Se ja qendrojme tek pritja e nuses ne konakun e ri..Eshte mesdite Aty pra shtrohet dreka.e jo petullat… Petullat.me mjalte te servirura ne nje seni bakri e kane ” mjaltosur” dasmen gjate udhes se krushqevet nga.me ate afermit e dhandrit Eshte nje radhitje e gabimte ne kohe veprimi te dasmes Ne personazhet.luajtes te shumte te kesaj dasme pati me te vertete lirshmeri interpretimi gjer ne nivel profesional Bukur..kjo Po.nuk ishte.aspak e nevojshme pashirrmat zanore, te rrahunat e shuplakvet shume te shpeshta dhe fishkellima.me vend e pa vend te tyre.. Kjo nuk eshte atmosfera festive e dasme po nje zhurmnaje qe e zbeh bukurine e kesaj dasme.tradicionale Ky eshte nje fenomen joi i kandshem dhe aspak i pelqyer.qe shikohet ne dasmat e ditevet tona Kjo.gje.. nuk kishte pse te ekspozohej ne kete dasem per aq.ma teper e kahershme.e qe nuk.ka njohur kurre kete.lloj linje te ecjes se saj Element.I.kahershem te tradites se kesaj dasme eshte edhe.pritja ne sofra e krushqevet ulur ashtu “kamturqesht” ( kembekryq) Kjo.shte nje pamje te e tej e gjetur dhe I.jepte me tej tonacione pasurimi dasmes. Po aty na mungonte.”putiri “i rakis qe ne ate sofer te pare me 12 burra mund te.kalonte.me radhe sa te njeri tek.tjetri dasmor….Mynd te hynte edhe shishja e rakise qe.kalonte goje me goje te te ftuarvet.. Se keshtu ishte ne tradite.. Apo jo? Per .keto elemente qe permenda ma nalt po te ishin kujtuar na kishin dhuruar nje dasem Zadrimore mafestimi I te ciles do ishte edhe me miklues per shikimin dhe pelqimin tone Nuk ka dashur investim te madh po harresa e.kurre jo.mosdija e mosinteresimi er te pyetut dike Bile bile ne trevat e Zadrimes ka.njerez intelektual qe e njohin me rranje e” urrmadh” ‘ (-dhemball-) treven e Zadrimes me doke e zakone qe ne lashtesi)e ndihma e tyre po te ishte kerkuar do te ishte afruar pa pritim( pertese).. Do te kishin thane shume me shume sec keni dhane ju e seç kam thane une Nuk na ka ardhur ketu ajo.ma e rendesishmja qe . kastile ,( apostafat) e lashe per ne fund.. Dasma e Zadrimes dje nuk.ishin si dasmat sot qe ne shumten e rastevett po bahen sa per te mbushur nje” pllanc buk” e qe pothuajse jane kthyer thjesht si koncerte” martesore” Dasmat ne Zadrime ishin te zgjatura ne kohe.. E kane zanafillen qe te shtunen ne mramje.. Jane te paret dasmore ato qe ju rezervohet nje pritje nderi pe kjo urdi e “famshme kane ndezur ” pishtarin ” e dasmes.. Dasma e tradites Zadrimore ka kapluar ne tre vakthe( kohe) dhe ka four vetem.me gjuhen e qefit dhe te lezetit…. Dh me ne fund vihej kapaku i florinjte I mbylljes se dasmes te dielen mbrama ,” ” ,Alem e kalem”qe te gjithe “allaj allaj”,(grupe grupe) tundej dynjaja per te pa nusen e per ba qejf me “heng e dyzen “gjer ne oret e vona te notes Keto dy elemente duhej te na kishin ardhe me pasazhe te shkurta per te na sjelle ttabllone disi me te gjere te tradites se dasmes ne Zadrime Ashtu sic e gjeta ne kasetofoninn e nje shoferit Nikolin Ndocit qe ban linjen e komanit. Nikolini.kishte trendin e kengevet te tradites. E te tre episodet e dasemes I.kishte te regjistruar drejteperdrejt sic I thuhet liwe…. Se ku I.kishte gjetur.. ” Me japin jete shprehet Nikolini-Atehere ishin taman dasma”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.